Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Rusia thotë se po rritet prezenca e IS-it në Afganistan

Kreu i Shërbimit të Sigurisë Federale të Rusisë (FSB) tha se militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik (IS) kanë rritur prezencën në veri të Afganistanit. Ky rajon bën pjesë në kufirin me ish-republikat sovjetike të Azisë Qëndrore.


Shefi i FSB-së, Aleksander Bortnikov, i bëri këto komente gjatë një vizite në Taxhikistan, vend ky që ndan një pjesë të madhe të brezit kufitar me Afganistanin.


Moska disa herë ka shprehur shqetësim për rritjen e prezencës së IS-it në Azinë Qëndrore.


Ekspertët e sigurisë kanë thënë se Rusia po e ekzagjeron numrin e militantëve që janë prezent në rajon në mënyrë që të u sugjerojnë qeverive të vendeve të Azisë Qëndrore, se u nevojitet ndihma ruse për çështje të mbrojtjes.


Ushtria amerikane vlerëson se janë rreth 2.000 luftëtarë të IS-it në Afganistan.


Në anën tjetër, zyrtari i lartë i sigurisë ruse, Bortnikov bëri thirrje për një kontroll më të ashpër kufitar në mënyrë që të ndalet rritja e prezencës së militantëve të IS-it.


Në vitet e fundit Rusia është paraqitur si një fuqi ndërmjetësuese Afganistan.


Në nëntor të vitit të kaluar, Rusia organizoi bisedimet e paqes mes talibanëve dhe zyrtarëve afganë.


Përfaqësuesi amerikan për paqen në Afganistan, Zalmay Khalilzad, mirëpriti bisedimet, edhe pse disa zyrtarë amerikanë thanë se Moska po e promovon vetën si fuqi ndërmjetësuese, për të sfiduar një proces paqeje të mbështetur nga amerikanët që po zhvillohet në Katar.


Shteti Islamik ka qenë aktiv në Afganistan që nga viti 2015 duke luftuar kundër talibanëve, forcave afgane dhe atyre amerikane.




 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus