Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Forca të sigurisë evropiane do të vendosen në kufirin Shqipëri-Greqi

Një ekip i Agjencisë Evropiane të Kufijve (Frontex) do t’i bashkohet policëve të Shqipërisë në patrullime tokësore dhe detare për të ndihmuar në luftimin e krimit. Bashkëpunimi përfshin edhe çështjet e sigurisë sa i përket emigrantëve.


Ky është bashkëpunimi i parë i këtij lloji që Bashkimi Evropian e ndërmerr në territorin e një vendi që nuk është anëtar i bllokut, thanë në Tiranë, komisionari për Migrim i Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos dhe shefi i Frontex-it, Fabrice Leggeri.


Komisionari Avramopulos tha se marrëveshja është "një moment historik në bashkëpunimin e BE-së me rajonin".


Ndërkaq, shefi i Frontex-it, Fabrice Leggeri bëri të ditur se nuk ka asnjë afat kohor për këtë bashkëpunim të forcave të sigurisë shqiptare dhe atyre të BE-së.


Pesëdhjetë oficerë, 16 makina patrullimi dhe një furgon që vijnë nga 12 vende anëtare të BE do të vendosen përgjatë kufirit Shqipëri-Greqi.


Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sander Lleshaj tha se kishte një rritje prej gjashtë herë në numrin e kalimeve të paligjshme të emigrantëve nga kufiri grek në Shqipëri krahasuar me një vit më parë.


Shqipëria nuk është një rrugë e preferuar për emigrantët, por disa hyjnë në Shqipëri për të lëvizur më pas drejt Evropës Veriore.


BE-ja ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme me Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi.


Shqipëria shpreson që këtë vit të nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus