Мы в Telegram
Добавить новость

15 июня: какой сегодня праздник, что было в этот день

В Мытищах появится поликлиника на 255 мест с силуэтом в виде самолета

Сенатор Карасин: Москва запомнит отказ Румынии в выдаче визы делегации РФ в ПАСЕ

Мособлдума организовала выставку «Экологическое воспитание.Раздельный сбор мусора»



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Pendarovski: Më 21 prill votohet mes prosperitetit dhe izolimit

Pendarovski: Më 21 prill votohet mes prosperitetit dhe izolimit

Marrëveshja e Prespës dhe integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe Bashkimin Evropian, nuk kanë alternativë pasi çdo zgjidhje tjetër do të kthente vendin në izolim, pa perspektivë dhe në konfrontim si brenda shtetit ashtu edhe në skenën ndërkombëtare, para se gjithash me fqinjët.

Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Stevo Pendarovski, kandidat për president i Maqedonisë së Veriut, i propozuar nga Social-demokratët e kryeministrit Zoran Zaev, por që ka mbështetjen edhe të BDI-së së Ali Ahmetit dhe të partive tjera që janë pjesë e koalicionit qeverisës.

“Koncepti që unë përfaqësoj e që e mbështesin mbi 31 parti politike, është koncepti i vetëm produktiv për Maqedoninë e Veriut. Ky koncept na çon drejt integrimit euroatlantik të vendit ndërsa në anën tjetër ofron edhe kohezion të brendshëm, kur kemi parasysh përbërjen etnike nga e cila varet stabiliteti dhe prosperiteti i shtetit".

"Në këto zgjedhje, ne nuk të votojmë vetëm për Stevo Pendarovskin, por duhet të legjitimojmë edhe një rrugë të re, apo magjistrale që na çon drejt botës përparimtare. Duhet të ecim rrugës që kemi nisur para dy viteve, pasi rrugë më të mirë besoj se nuk kemi”, thotë Pendarovski.

Ai konsideron se Marrëveshja e Prespës, me të cilën është zgjidhur kontesti 27 vjeçar me Greqinë për çështjen e emrit, nuk do të mund të zhbëhet, siç pretendon opozita, e cila në tubimet para elektoratit ka dalë me premtimin se në rast të fitores në zgjedhje do të nis procedurat për anulimin e marrëveshjes.

“Unë personalisht mendoj se Marrëveshja e Prespës nuk mund të anulohet me një deklaratë politike, pasi bëhet fjalë për një dokument të arritur nga dy palë, dhe veç kësaj, kemi dhe një garantues ndërkombëtar, Kombet e Bashkuara. Pra, aty kemi nënshkrime nga Shkupi, Athina dhe ndërmjetësi Metju Nimic".

"Ata duhet të kenë miratimin e pesë shteteve anëtarë të përhershme të OKB-së, se duhet të rihapen bisedimet pasi ato janë zhvilluar në bazë të rezolutës së tyre. Në anën tjetër, as kushtetuta nuk mund të ndërrohet me ndonjë klauzolë, siç pretendon opozita, par ka procedura se si duhet të bëhet një gjë e tillë”, ka deklaruar Pendarovski, duke dhënë vlerësime për dy kundër-kandidatët e tij, Blerim Rekën, që mbështetet nga opozita shqiptare dhe Gordana Siljanovskën, që mbështetet nga opozita maqedonase.

“Ambasadori Blerim Reka në këto aspekte nuk dallon nga unë, por koncepti i kandidates Gordana Siljanovska, është krejt i ndryshëm. Koncepti i saj na kthen pas nga këto procese. Ajo është kundër Marrëveshjes së Prespës, që është kryesorja për atë që kemi arritur deri më tani. Pra, kemi dy receta, njëri për të shkuar para si shtet dhe tjetri për bllokim dhe izolim të shtetit…Unë them se qytetarët duhet të zgjedhin mes kthimit në izolim të Nikolla Gruevskit dhe klikës së tij, apo përfundimisht të ecim drejtë botës së zhvilluar”, ka deklaruar Pendarovski.

I pyetur nëse zgjidhet president a do të jetë korrigjues i punës së partive që tani e kanë propozuar për postin më të lartë në shtet, apo do të jetë i dëgjueshmi i tyre, ngjashëm siç vlerësohet se ka qenë presidenti aktual, Gjorge Ivanov, Pendarovski thotë se puna e tij do të bazohet në profesionalizëm dhe respektimin e kompetencave si president.

“Unë i respektoj realitetet politike, por preferoj të jem jashtë të ashtuquajturave politikave ditore partiake. Nëse zgjidhem president, mund të garantoj se pas 12 majit kur presidenti dhe merr detyrën, unë mund vetëm t’i falënderoj partitë dhe të vazhdoj punën, pasi nuk e kam ndërmend të udhëheq politikë e cila konfrontohej me interesat e qytetarëve”, thotë Pendarovski.

Ai ka thënë se do të reagojë ndaj çdo devijimi të mundshëm, edhe në ato sfera ku nuk ka kompetenca.

“Do të reagoj kundër nepotizmit si dukuri e pranishme, do të luftoj për prosperitet dhe mirëqenie ekonomike duke mbështetur çdo zgjidhje që konsideron se është në të mirë të banorëve”, shprehet Pendarovski.

Sa i përket dhunës në Kuvend më 27 prill 2017 dhe dënimeve të shqiptuara për të akuzuarit për këtë ngjarje të rëndë, kandidati i partive në pushtet thotë se si jurist me profesion ka konstatuar se procedurat gjyqësore kanë qenë në përputhje me ligjin.

Pendarovski thotë se do të punojë për raporte të mira më të gjitha shtetet fqinje duke theksuar përkushtimin e tij pro-perëndimor. Ai thotë se nuk është për raporte të këqija me Rusinë. Moska është kundër NATO-së dhe të gjitha vendeve që anëtarësohen në këtë organizatë, por pavarësisht kësaj ai do të angazhohet për raporte të mira më këtë shtet me të para se gjithash në sferën ekonomike.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Губернатор Подмосковья Воробьев поздравил медработников с праздником

Испания после трёхмесячного перерыва возобновила покупку железа и стали из России

Роспотребнадзор: в Москве временно откажитесь от покупки салатов

Шутки в сторону: готов первый русский литограф. Начинается десятилетие России

Музыкальные новости

В Подмосковье сотрудники Росгвардии задержали подозреваемого гражданина в ранее совершенной краже

Уссурийский ЛРЗ подтвердил соответствие международным стандартам, применяемым на производстве железнодорожной промышленности

Футбольный фестиваль «ЦСКА — Все сюда!» провели в Одинцове

В Московской области сотрудники Росгвардии задержали подозреваемого в краже электроинструментов

Новости России

Партия «Солидарность во имя мира» попросила Путина отменить визы для Грузии

Роспотребнадзор: в Москве временно откажитесь от покупки салатов

Испания после трёхмесячного перерыва возобновила покупку железа и стали из России

Доходность частных домов в Амурской области выше, чем по России

Экология в России и мире

Smena SS-2024

Сэкономить и оторваться с Angsana Velavaru

Фотопрогулка по советским городам. Классная подборка!

Новый ирригатор Revyline RL 610 Green Dragon уже в продаже в Норильске

Спорт в России и мире

Кирилл Скачков из Новокузнецка стал победителем Игр стран БРИКС-2024

Саснович победила на старте квалификации турнира WTA-500 в Берлине

Самсонова вышла в четвертьфинал турнира WTA в Хертогенбосе

Дзюба заявил, что был бы теннисистом уровня Сафина

Moscow.media

Бывшие сотрудники ФСИН выходят по УДО, их обвиняли в организации пыток

Открыто движение по отремонтированной полосе моста через реку Ува в Удмуртии

Гроза роскошных седанов от BMW и Mercedes-Benz. История Fiat 130

Прощайте, я от вас улетаю











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Испания после трёхмесячного перерыва возобновила покупку железа и стали из России

Хазин о "чёрном списке" Путина: Кто в нём числится и что ожидает провинившихся чиновников

Доходность частных домов в Амурской области выше, чем по России

Ждем вас на марафоне «Дарите время семье»!