Nga vendet e Ballkanit, banorët e Kosovës, janë më të lumturit, thuhet në Indeksin e Gallupit për lumturinë. Vendet tjera të Ballkanit ndodhen në mesin e listës, së cilës i prin Finlanda, si vendi më i lumtur, përderisa në vendin e fundit, në pozitën 156, renditet Sudani Jugor.