Мы в Telegram
Добавить новость

Опасная ночь: в нелегальном хостеле в Истре из-за пожара погибли люди

Новый хирург-офтальмолог начал работу в стационаре Люберецкой областной больницы

Кантемир Керефов представит республику в Москве

Путин подписал указ о компенсации ущерба, нанесённого России действиями США

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Me platformë, por pa unitet në dialog

Me platformë, por pa unitet në dialog

Përderisa Platforma e Kosovës për bisedime me Serbinë, pritet që së shpejti të jetë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për miratim, polarizimet ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Ekipit negociator, janë duke vazhduar përmes deklaratave që paraqesin qëndrime krejtësisht të kundërta lidhur me qasjen që, sipas tyre, do ta ketë Kosova në negociatat me Serbinë.

Qëndrimet e kundërta shpërfaqen veçanërisht për çështjen e ndryshimit të kufijve. Analisti i çështjeve politike, Agon Maliqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se Platforma e Kosovës për bisedime me Serbinë, është një pikë fillestare e negocimit.

Kjo platformë e artikulon çështjen e sovranitetit dhe mbrojtjes së rendit juridik të Kosovës dhe bazat ligjore, mbi të cilat është shpallur pavarësia e vendit, por megjithatë, nuk ekziston kurrfarë garancie juridike që për çështjen e kufijve nuk do të diskutohet në negociatat me Serbinë në Bruksel. Në këtë pikë, sipas tij, qëndron edhe problemi i polarizimit ndërmjet presidentit dhe Ekipit negociator.

“Tani mendoj që është edhe problemi në mes të palëve, ndërmjet presidentit dhe Ekipit negociator. Si problematikë është ndërlidhur edhe me krizën e përgjithshme qeveritare. Në një kohë kur flitet për mundësinë e ndryshimit të qeverisë, por edhe të formulës së përfaqësimit - në rast se futet Lidhja Demokratike e Kosovës në Qeveri, siç ka kërkuar ajo, që të jetë një qeveri gjithëpërfshirëse, por edhe të ndryshohet formula e përfaqësimit në dialog - atëherë kjo ka rol në procesin e mëtutjeshëm. Kështu që, këto mospajtimet e tanishme, në njëfarë forme edhe nuk kanë peshë në një kohë kur dialogu është i bllokuar nga (kryeministri Ramush) Haradinaj, pikë së pari”, thekson Maliqi.

Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që në kuadër të Platformës ishte dashur të jetë një pikë, e cila do ta specifikonte qartë që asnjë institucion qendror kushtetues nuk mund ta ketë objekt diskutimi territorin e Kosovës, në mënyrë që të eliminohet dilema për një gjë të tillë.

“Vetë ekipi ynë, presidenti, si shef i shtetit dhe delegacioni shtetëror, janë me qëndrime të polarizuara. Në një paradite, dikush thotë që ‘duhet të ketë një korrigjim të lehtë (të kufirit), e pasdite dikush tjetër thotë ‘jo, sepse territori nuk do të jetë objekt diskutimi’ dhe në anën tjetër, afër gjysma e deputetëve shqiptarë nuk janë pjesë e këtij procesi. Kjo është një lloj tallje. Nuk bën që në procese kaq të ndjeshme dhe kaq vitale për shtetësinë e këtij vendi dhe për të ardhmen e qytetarëve tanë, që të luhet në këtë mënyrë”, thotë Kryeziu.

Ai shton se vendi ka dy alternativa para se të shkojë në tavolinën e negociatave me Serbinë: të ndërtohet një konsensus i gjerë i partive shqiptare në Kuvendin e Kosovës ose partitë të shkojnë drejt zgjedhjeve që do ta kenë legjitimitetin e qytetarëve për ofertat e tyre.

Aktualisht, sipas njohësve të zhvillimeve politike, në rast se Kosova do t’u qasej në këtë moment negociatave me Serbinë, do të ishte në pozitë të pafavorshme.

Analisti Maliqi shpreh mendimin se mungesa e një pozicioni të përbashkët të presidentit të vendit dhe Ekipit negociator, e bën pozicionin dialogues të Kosovës tejet të palakmueshëm.

“Kjo, besoj që do të jetë një vështirësi, me të cilën do të përballemi menjëherë, sapo dialogu të rifillojë. Prandaj, mendoj që ndoshta do të jetë shumë e rëndësishme që ky zhbllokimi i dialogut dhe që sillet rreth taksës (për produktet e importuara nga Serbia), të provojë ndoshta një gjithëpërfshirje më të madhe ose edhe një konsensus të ri në lidhje me parimet e dialogut”, shprehet Maliqi.

Por, Kryeziu vlerëson që mospajtimet në qëndrime ndërmjet presidentit dhe Ekipit negociator, do të vazhdojnë edhe më tutje.

“Ajo që po e shohim është që ligji, që e rregullon këtë punë, thotë në një pjesë të saj, që nuk është vetëm Delegacioni shtetëror autoriteti i vetëm për të negociuar, por ‘në bashkërendim me institucionet tjera kushtetuese’. E thotë vetë projektligji. Atëherë i bie që institucion kushtetues është edhe presidenti. Kështu që në këtë rast po shihet që nuk është qëndrim i njëzëshëm i faktorit të Kosovës në këto bisedime. Kjo nuk na bën mirë, sepse nuk jemi unikë dhe në tryezën e bisedimeve na defaktorizon dhe na bën më të dobët”, vlerëson Kryeziu.

Presidenti Thaçi ditë më parë ka deklaruar se idenë për korrigjimin e kufirit e ka marrë nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Duke u ndërlidhur me këtë deklaratë, Shpend Ahmeti, bashkëkryesues i Ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, ka thënë se askush zyrtarisht nuk e ka bërë një kërkesë në Bruksel për të shtruar një temë të tillë.

Ahmeti ka theksuar se Ekipi negociator në dialogun me Serbinë, do “njohje nga Serbia në kufijtë ekzistues”.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Артём Тасалов. Всегда на полпути

Дети из Запорожской области посетят Тулу

Новый хирург-офтальмолог начал работу в стационаре Люберецкой областной больницы

В Москве стартует фестиваль «Москва — на волне. Рыбная неделя»

Музыкальные новости

На Улан-Удэнском ЛВРЗ прошел конкурс «Лучший по профессии 2024»

Путин назвал президента Раиси надежным партнером России

Собянин: В Москве не станут запрещать движение электросамокатов по тротуарам

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Новости России

Дети из Запорожской области посетят Тулу

На большей части Подмосковья в четверг ожидается III класс пожарной опасности

Во Владивостоке проведут самую массовую викторину и поставят рекорд

Басманный суд избрал меру пресечения по делу о растрате 40 миллионов рублей

Экология в России и мире

АО "Желдорреммаш" проводит перезагрузку корпоративного проекта поддержки новаторских инициатив работников компании

Relax-медитация объединит города России

Почему употребляющим алкоголь и желающим похудеть надо каждый день пить томатный сок: раскрыта его невероятная польза

Июньские дни духовности: Православные праздники месяца от ясновидящей Галины Янко

Спорт в России и мире

Даниил Медведев идет третьим в чемпионской гонке ATP, Андрей Рублев — пятый

Екатерина Александрова уступила Линетт во втором круге турнира в Страсбурге

Арина Соболенко сняла траур по Кольцову и завела новые романтические отношения

Почеттино может возглавить «МЮ», Надаль думает о продолжении карьеры. Главное к утру

Moscow.media

«Эдит Про» доработает биллинговую систему АО «ЭнергосбыТ Плюс»

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”

До четырех полос расширят участок трассы Р-132 Золотое кольцо во Владимирской области к юбилею Суздаля

Цифра дня: сколько диагнозов поставил ИИ-помощник для врачей от Сбера











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Кантемир Керефов представит республику в Москве

В Росгвардии дан старт Всероссийскому медиапроекту «Семейные ценности»

Путин и король Бахрейна продолжили переговоры в формате официального завтрака

«Сокамерники готовы разорвать их на части». Что сейчас происходит в СИЗО «Лефортово» с террористами из «Крокуса»