Мы в Telegram
Добавить новость

Москвича отправили в СИЗО за призывы к терактам в соцсетях

Путин прибыл в Узбекистан с государственным визитом

Байкеры открыли мотосезон парадом в столице

Собянин: 50 улиц на юго-западе Москвы будут благоустроены в этом году



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kombinati "Trepça", së shpejti shoqëri aksionare

Kombinati

Autoritetet kompetente në Kosovë thonë se janë në grumbullim e sipër të të gjitha dokumenteve të nevojshme për të bërë regjistrimin e kombinatit metalurgjik "Trepça" si shoqëri aksionare.

Kombinati metalurgjik "Trepça", gjendet në Komunën e Mitrovicës. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit.

Andaj, dokumentacioni për regjistrimin e kësaj ndërmarrjeje po kërkohet edhe nga pjesa tjetër e "Trepçës" në veri.

Regjistrimi i "Trepçës", pason miratimin nga Kuvendi i Kosovës javë më parë të statutit  të “Trepçës”, që i hapi rrugë regjistrimit të ndërmarrjes si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind janë aksione të punonjësve të “Trepçës”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të Grevës së Minatorëve në Stantërg, ka kërkuar që sa më shpejt të dorëzohen të gjitha materialet e nevojshme për regjistrim të “Trepçës”.

Ai ka kërkuar edhe nga "Trepça" në veri që ta përgatisë të gjithë materien e nevojshme për të gjithë punëtorët në mënyrë që të drejtat e aksionarëve të zbatohen.

Lidhur me grumbullimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin e “Trepçës”, kryetari i Bordit mbikëqyrës të ndërmarrjes, Ardian Syla, thotë për Radion Evropa e Lirë se planifikojnë që gjatë javës tjetër të grumbullohet i gjithë dokumentacioni, i cili mundëson pastaj regjistrimin e ndërmarrjes si shoqëri aksionare.

“Nuk ka asnjë problem në grumbullimin e dokumenteve, jemi në proces të grumbullimit të këtyre dokumenteve sipas kërkesave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve. Deklarata e kryeministrit i ka paraprirë asaj që të ketë një bashkëpunim më të shpejtë dhe të përfundohet më shpejt procesi pasi që është një interes i Qeverisë, si dhe është interes i punëtorëve që të bëhen pjesë e aksioneve ashtu siç parashihet me Ligjin për ‘Trepçën’”, thotë Syla.

Ai thekson se regjistrimi i "Trepçës" ka specifikat e veta, pasi që për herë të parë në Kosovë është një kompani e cila regjistrohet si shoqëri aksionare ku një pjesë e aksioneve janë të Qeverisë dhe pjesa tjetër e punëtorëve, në këtë rast minatorëve të "Trepçës".

Qeveria e Kosovës po bën përpjekje që regjistrimi i "Trepçës" të bëhet sa më shpejtë, pasi që ka kundërshtuar që çështja e “Trepçës” të jetë pjesë e dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Miratimi i Ligjit për "Trepçën", në tetor të vitit 2016 dhe statuti i "Trepçës" javë më parë kishte nxitur reagimin e Beogradi zyrtar, pasi që këtë kombinat Serbia vazhdon ta konsiderojë si pjesë të ekonomisë së saj. Ata në vazhdimësi kanë kërkuar që çështja e "Trepçës" të futet në dialog me Serbinë.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, kishte deklaruar “sa i përket çështjes se a është 'Trepça' pjesë e dialogut, Bashkimi Evropian, si ndihmës i procesit ka qenë gjithmonë i qartë që rendi i ditës në dialog përcaktohet nga Beogradi dhe Prishtina”.

*Video nga arkivi: Vitet e humbura të "Trepçës"

Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se është kërkesë e Qeverisë që bordi i "Trepçës" të mos neglizhojë këtë çështje dhe sa më parë të mbledhë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e "Trepçës" si shoqëri aksionare.

“Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar që të mblidhet dokumentacioni i nevojshëm për t'u regjistruar ‘Trepça’ si shoqëri aksionare, është kërkuar të përshpejtohet procesi, pasi që nuk ka arsye të ketë vonesa. Baza ligjore është, statuti është aprovuar. Kryeministri e ka shtyrë përpara që të përfundojë ky proces në nivel qendror dhe tani është kompetencë e bordit të bëjë regjistrimin dhe të fillohet puna”, thekson Shatri.

Kombinati metalurgjik "Trepça", gjendet në Komunën e Mitrovicës. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit. "Trepça", sot, brenda Kosovës, përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha: në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve.

“Trepça” ishte në mesin e ndërmarrjeve më të mëdha në ish-Jugosllavi, por tani ajo po përballet me nivel të ulët të prodhimit, vështirësi të mëdha financiare dhe me mosmenaxhim të duhur.

Autoritetet në Kosovë kanë bërë të ditur se pas regjistrimit të ndërmarrjes si shoqëri aksionare, do të fillohet me zhvillimin dhe rimëkëmbjen e kësaj ndërmarrjeje.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Неизвестный ранил ножом четырех человек в метро французского Лиона

Музей Победы представил программу на Поклонной горе в честь последних дней весны

На юго-западе Москвы автобус на остановке наехал на пешехода

Белоруссию намертво привязывают к России – полковник Трухан

Музыкальные новости

Театрально-кукольные вести из Бурятского театра "Ульгэр": Россия, Культура, Театр, Дети - Серебряные звездочки засветились в буддийском дацане в Иволге

«Евро-Футбол.Ру»: «Спартак» никогда не интересовался Сафоновым

1 км = 100 рублей на благотворительность: или как онлайн принять участие в Зелёном Марафоне Сбера

ОНЛАЙН ПРЕМЬЕРА СЕРИАЛА «КРАСНЫЕ ЛИНИИ» В ПРИЛОЖЕНИИ ОНЛАЙН-КИНОТЕАТРА START: НУАРНАЯ ЭСТЕТИКА НА ЭКРАНЕ LG OLED evo

Новости России

В МИД России прокомментировали ситуацию с наводнением в Армении

Во Франции задержали мужчину, ранившего четверых человек ножом в метро

Часть конструкции аттракциона упала на ребенка в Москве

Андрей Турчак: «Единая Россия» остается единственной политической силой, которая отбирает кандидатов на выборы открытым и честным способом

Экология в России и мире

Инновационные устройства молодого отечественного бренда D.Fresh

Новая зубная паста Revyline ChocoWhite для укрепления эмали доступна на сайте магазина Ирригатор.ру

Как за два дня увидеть все самое интересное в Новгородской области?

Исполнитель хита “На Заре 2020” Сергей АРУТЮНОВ оживил ещё один хит из 20-го века и выпустил песню “Лететь” вместе с её создателями - группой Амега.

Спорт в России и мире

Абсцесс остался позади // Андрей Рублев первым из игроков топ-10 вышел во второй круг

Теннисистка Мария Шарапова снялась в красном облегающем платье

"Ролан Гаррос" стартовал в Париже

Янник Синнер: «Нужно наслаждаться давлением, потому что мы не врачи, которые оперируют людей»

Moscow.media

Бузова и "Зенит"

Порядка 144 км дорог и 17 мостов приведут к нормативам по БКД в Поморье

Эксперт по семейному капиталу Светлана Петрова: «Мой путь предпринимателя был прямой, как стрела»

Судебных экспертов прогнали из "хабибуллинского" недостроя в Екатеринбурге











Топ новостей на этот час

Rss.plus






МЧС России предложило помощь Армении в ликвидации последствий паводков

В горокруге Пушкинский состоялся первый этап велогонки SableRace-2024

В Москве трое чеченцев защитили москвичку от хулиганов

Экономика: Польшу убедили не срывать российский транзит нефти