Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Nis zyrtarisht procesi i transformimit të FSK-së në ushtri

Ministria e Mbrojtjes është mbishkrimi që e zëvendësoi emrin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, me çka edhe zyrtarisht nisi procesi i zbatimit të ligjeve për transforimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.


Ceremonia e fillimit të këtij transformimi u organizua në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, ku morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.


"Sot është një ditë e veçantë për Ministrinë tonë, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe që nga sot do të ndryshojë emërtimi i Ministrisë në Ministri të Mbrojtjes”, tha ministri Berisha.


“Zyrtarisht, nga sot është dita e parë kur fillon procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës", theksoi ai.


Ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë janë miratuar në Kuvendin e Kosovës më 14 dhjetor.


Kësaj force është thënë se do t’i nevojitet një periudhë kohore prej 10 vjetësh për t’u transformuar në ushtri me kapacitete të plota. 


FSK-ja aktualisht numëron 2,500 pjesëtarë të rregullt dhe 800 rezervistë. Ky numër, pas ndërrimit të mandatit, do të dyfishohet.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus