Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Ministrat e BE-së miratojnë sanksione kundër kreut të GRU-së dhe të tjerëve

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian miratuan sanksione kundër dy zyrtarëve të lartë të inteligjencës ushtarake ruse dhe dy burrave të dyshuar për helmimin me agjent nervor të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij Yulia.


Në takimin në Bruksel, ministrat miratuan ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave për katër shtetasit rusë.


Sanksionet godasin kreun e inteligjencës ushtarake ruse GRU, Igor Kostyukov, zëvendësdrejtorin e parë të kësaj agjencie, Vladimir Alekseyev, dhe dy agjentë të dyshuar të GRU-së, të cilët Britania i akuzon për kryerjen e sulmit kundër Skripalëve.


Sulmi ka ndodhur në mars të vitit të kaluar, në qytetin Sallsbëri të Britanisë.


Dy të dyshuarit kanë udhëtuar atje me pasaporta me emrat Aleksandr Petrov dhe Ruslan Boshirov. 


Organizata e pavarur hulumtuese Bellingcat i ka identifikuar ata si Aleksandr Mishkin dhe Anatoly Chepiga dhe ka paraqitur prova që tregojnë se ata janë të lidhur me GRU-në. 


Ata e kanë mohuar se punojnë me GRU-në ose kanë qenë të përfshirë në sulmin kundër Skripalëve, edhe pse e kanë pranuar se në kohën e sulmit kanë qenë në Sallsbëri.


Ministrat evropianë miratuan të hënën sanksione edhe kundër pesë shtetasve sirianë dhe një entiteti sirian, të dyshuar për përfshirje në sulme kimike.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus