Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

KMDLNJ kërkon shkarkimin e Pacollit nga pozita e ministrit të Jashtëm

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta shkarkojë Behgjet Pacollin nga pozita e ministrit për Punë të Jashtme, për shkak të siç është thënë “fjalorit denigrues, fyes, racist dhe seksist” të përdorur gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.


Ky Këshill i është referuar deklaratës së Pacollit në këtë Komision pasi Kosova nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u anëtarësuar në Agjencinë Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL).


“Shprehjet e z. Pacolli para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme si: “Serbia ka angazhuar 10 vajza të bukura, të veshura mirë të cilat kanë shkuar në tavolinë duke i përqafuar (zezakë!!!) dhe duke ua lënë një zarf në tavolinë... përbën shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut duke fyer në baza ekskluzivisht raciste ( zezakë!!!) përfaqësues të shteteve, anëtarë të INTERPOL – it, me të drejtë vote”, është thënë në një komunikatë për media të këtij Këshilli.


 Përveç tjerash, KMDLNJ ka vlerësuar se nëse Qeveria e Kosovës nuk merr masa ndaj Pacollit përgjegjësia mbetet tek anëtarët e Qeverisë.


Kosova nuk ka arritur të bëhet vend anëtar i INTERPOL-it, pasi nuk ka marrë shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që është mbajtur në Dubai në muajin nëntor.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus