Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Thaçi: Transformimi i FSK-së në ushtri, vendim i shumëpritur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u është drejtuar sot pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke iu thënë se mbetet edhe pak kohë deri te vendimi “i shumëpritur” për zgjerimin e kompetencave të kësaj Force në ushtri.


I veshur me uniformë ushtarake, Thaçi ka mbajtur fjalim në kazermën “Adem Jashari”, vetëm një ditë para se Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë për miratim final tri projektligje, të cilat pritet t’i japin FSK-së kompetencat e një ushtrie.


“Kanë mbetur vetëm disa orë deri tek vendimi i shumëpritur. Ky proces po rrjedh natyrshëm si rezultat i punës dhe përkushtimit tuaj”, ka thënë Thaçi.


Presidenti i Kosovës iu tha pjesëtarëve të FSK-së se me mandatin e ri, ata do të jenë Ushtria e Kosovës.


“Nga ky muaj, ju do të keni mandat të ri, mision të ri, si Forcë e Sigurisë së Kosovës, respektivisht ju jeni Ushtria e Kosovës. Do të shërbeni dhe mbroni me integritet pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai.


Thaçi ka thënë se të gjitha forcat politike tashmë janë unike për transformimin e FSK-së në Ushtri.


“Më lejoni ta them një fakt që gjithmonë e keni ditur, për qytetarët dhe institucionet e Kosovës ju gjithmonë keni qenë ushtarë dhe FSK-ja, Ushtri e Kosovës”, është shprehur ai.


Presidenti Thaçi ka siguruar se FSK-ja edhe me misionin e ri do të vazhdojë t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie.


“I siguroj të gjitha komunitetet, veçanërisht komunitetin serb se FSK-ja do të vazhdojë t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve në Kosovë, pa dallime etnike”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se beson se transformimi i FSK-së do të jetë faktor për stabilitetin në rajon dhe më gjerë.


“Si komandat suprem i Ushtrisë, e them me bindje të plotë se kjo forcë është dhe do të mbetet krenaria jonë”, ka thënë në fund Thaçi.


Ndërkohë të enjten për këtë çështje është deklaruar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.


Ai ka thënë përmes një postimi në Twitter se votimi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës është historik për Kosovën.


“Shtetet e Bashkuara do të mbështesin zhvillimin profesional dhe organizativ të FSK-së, që do të luajë një rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke reflektuar si karakterin multi-entik të shtetit, ashtu dhe dedikimin e popullit të Kosovës për paqe”, ka shtuar ai.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus