Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

May niset sërish drejt Brukselit

Kryeministrja britanike, Theresa May është kthyer sërish në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian, një ditë pasi i ka mbijetuar një vote të mosbesimit në Britani.


May është duke kërkuar nga liderët evropianë zotime ligjërisht të detyrueshme, ashtu që të mënjanojë planin për kthim të kufizimeve në kufi me Irlandën Veriore.


Kritikët kanë thënë se ky plan do të mbajë Britaninë të lidhur me rregullat e BE-së, dhe do t’i kufizojë këtij shteti kapacitetet për të nënshkruar marrëveshje tjera tregtare.


Bashkimi Evropian ka thënë se nuk do të rinegociojë këtë aspekt, mirëpo mund nuk e ka përjashtuar mundësinë e shtimit të sigurisë për afat të përkohshëm.


Në më pak se katër muaj para se Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars, largimi i shtetit të saj nga blloku evropian është në kaos, për shkak të mundësive të shumta të divorcit.


Marrëveshja e negociuar me BE-në duhet të mbështetet nga deputetët e shumicës në Parlamentin britanik, për të hyrë në fuqi.


Në referendumin e 23 qershorit më 2016, 17.4 milionë persona apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind të tjerë kanë votuar kundër Brexitit.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus