Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Haradinaj: Po lobojmë të përfshihemi në agjendën për liberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur optimist se Kosova mund të marrë votë pozitive për liberalizimin e vizave, në qoftë se bëhet pjesë e agjendës së Mbledhjes së Këshillit të Ministrave në dhjetor të këtij viti.


Haradinaj i ka bërë këto deklarata pas mbledhjes së Qeverisë, duke thënë se të gjitha palët po punojnë rreth lobimit për futjen në agjendë të kësaj çështjeje.


"Kemi ende punë, kemi bërë disa kontakte, me kryetarë të qeverive për mundësinë për të hyrë në agjendë. Unë do të jem në Vjenë gjatë kësaj jave, do ta kem mundësinë edhe njëherë të bisedoj me kancelarin Kurz, për shkak që Austria kryeson me Bashkimin Evropian. Por, do të vazhdojmë të gjithë, presidenti, ministrja e Integrimeve, ministri Hoxha, jemi në punë për të hyrë në rend dite", ka thënë ai.


"Është dramatizuar, ka emocione, ka edhe tensione, është politizuar, por kur vjen deri tek vendimi dramatizohen gjërat. Unë mendoj se kemi mundësi të hyjmë në rend dite. Unë mendoj se kur hyjmë në rend dite kemi votë pozitive, pastaj normal duhet të kryhen ato procedurat e parapara deri në lëvizjen e lirë", është shprehur Haradinaj.


Kryeministri i Kosovës ka përmendur se kriza e migrantëve në Evropë nuk paraqet rrezik kur është në pyetje Kosova.


"Në Evropë ekziston kriza e migrantëve, është një diskutim i ashpër në Parlamentin Evropian për zgjedhjet, prapë se prapë kemi miq. Të gjithë e kuptojnë Kosovën, edhe pse kanë politika konservative, deputetët gjermanë kanë qasje pozitive, besoj se nuk jemi keq, por ka ende punë", ka shtuar ai.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus