Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Demokratët fitojnë garën e ngushtë në Arizona

Shteti amerikan, Arizona ka zgjedhur demokraten Krysten Sinema si senatoren e parë grua të këtij shteti, e cila ka mundur republikanen, Martha McSally në një garë të ngushtë.


Sinema është po ashtu demokratja e parë e zgjedhur senatore në veriperëndim të SHBA-së nga viti 1994.


Kjo fitore ngushton rezultatin e shumicës së republikanëve në katër ulëse, përkatësisht me 51 ulëse për republikanët në krahasim me 47 të demokratëve, teksa edhe dy ulëse të tjera vazhdojnë të mbesin në garë.


Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Sinema ka udhëhequr ndaj kundërshtares së saj me 1.7 për qind më shumë vota.


Ajo ka zënë vendin e liruar nga Jeff Flake, i cili njihet si kritik i zëshëm i Trumpit.


Sinema ka përkujtuar senatorin e ndjerë John McCain, i cili po ashtu ka përfaqësuar Arizonën në Senat, deri pak para vdekjes, duke thënë se ai ka treguar shembullin më të mirë se si duhet vendosur interesat shtetërore përpara atyre politike.


McSally, në anën tjetër ka pranuar humbjen.


Përmes disa pamjeve të publikuara në rrjetin social Twitter, ajo ka thënë se “kam përgëzuar Kyrsten Sinema që është bërë gruaja e parë senatore nga Arizona, pas një beteje të ashpër”.


Përveç Arizonas, në Florida, rinumërimi i votave është urdhëruar me ligj, pasi rezultatet jozyrtare kanë rënë nën kufirin e 0.5 përqindëshit.


Përveç tjerash edhe Misisipi do të  mbajë një raund të ri të zgjedhjeve më vonë gjatë këtij muaji.


Triumfi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe politika e jashtme e Trumpit


Në zgjedhjet e mbajtura për Kongres më 6 nëntor, demokratët kanë fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, derisa republikanët  kanë rifituar shumicën në Senat.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus