Papa Françesku tërheq mandatin e peshkopëve që abuzuan me të mitur në Kili
Vatikani lëshoi njoftimin për peshkopët Francisco José Cox Huneeus, dhe Marco Antonio Órdenes Fernández pas takimit me presidentin e Kilit.
Nuk mund të bëhet ankesë mbi këtë vendim, u tha në njoftim.
Më shumë se 100 klerikë katolikë po hetohen në Kili mbi akuzat për sulme seksuale dhe tentim për t’i fshehur ato.Të 34 priftërinjtë e Kilit kishin ofruar dorëheqjen në maj pas skandalit.
Në shtator, Papa kishte liruar nga detyra priftin Fernando Karadima, 88 vjecar, për abuzim me të mitur.