Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Erdogan ndalon përdorimin e valutave të huaja në tregjet e pronave

Turqia ka ndaluar përdorimin e valutave të huaja në tregjet e pronave në këtë shtet, teksa synon të parandalojë rënien dramatike të lirës.


Presidenti i këtij vendi, Recep Tayyip Erdogan ka nënshkruar një dekret të enjten, duke njoftuar se kontratat për shitjen apo dhënien me qira të pronave, duhet të duhet të realizohen vetëm duke përdorur lirën.


Erdogan edhe më herët u ka bërë thirrje banorëve të Turqisë që të sheshin dollarin dhe euron.


Ky hap vjen pasi lira turke ka humbur gati një të tretën e vlerës që ka pasur në krahasim me dollarin amerikan prej muajit janar.


Dekreti i së enjtës, i cili është publikuar në gazetën zyrtare të Qeverisë, përcakton se të gjitha marrëveshjet për prona që janë planifikuar të kryhen me valuta të huaja, duhet të ndryshohen brenda 30 ditëve.


Marrëveshjet për prona në Turqi shpesh ofrohen në euro apo dollarë për persona të huaj në këtë shtet.


Në një fjalim drejtuar tregtarëve në Ankara, Erdogan ka thënë të enjten se askush nuk duhet të kryejë biznes me valuta të huaja përveç eksportuesve dhe importuesve.


Ai po ashtu ka kritikuar Bankën Qendrore të Turqisë, duke e akuzuar për dështim të kontrollimit të inflacionit dhe duke bërë thirrje për zvogëlim të normave të interesit.


“Normat e interesit janë shkaku, inflacioni është rezultati. Nëse thoni ‘inflacioni është shkaku, normat e interesit janë rezultati’, miq, ju nuk keni dijeni për këtë biznes”, ka shtuar ai.


Shtetet e Bashkuara kanë goditur Turqinë me tarifa në importet e çelikut dhe aluminit, në përpjekje për të rritur presionin drejt këtij shteti, pas kërkesave të SHBA-së për lirimin e pastorit amerikan, Andrew Brunson.


Bruson vazhdon të mbahet për gati dy vjet në Turqi, pasi supozohet se ka qenë i lidhur me grupe politike që janë të paligjshme në Turqi.


Rënia e vlerës së lirës në muajt e fundit ka ngritur çmimet e produkteve të përditshme në Turqi dhe ka rritur shqetësimet se ky shtet mund të përballet me krizë ekonomike.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus