Мы в Telegram
Добавить новость

«Сергей Лазарев за все платит»: диско-бабушка из Коми рассказала, как ей искали квартиру

Более 30 тысяч зрителей посетили фестиваль сказок «Дикоросы» в Екатеринбурге

Будущих мам Подмосковья приглашают посетить МОНИИАГ 1 июня

Владислава Мурашова назначили главой министерства по содержанию территорий в Подмосковье

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Korrigjimi i kufijve mund të cenojë sovranitetin e Kosovës

Korrigjimi i kufijve mund të cenojë sovranitetin e Kosovës

Ideja që një marrëveshje e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përfshijë “korrigjimin e kufirit”, e cila është proklamuar nga presidentët e të dy vendeve, Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit, në kuadër të Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë, mund të hapë probleme të jashtëzakonshme, në rast se nuk sqarohen detajet e realizimit eventual të një ideje të tillë, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike-ndërkombëtare dhe njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, profesor i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se realizimi eventual i idesë së “korrigjimit të kufijve” do ta vendoste Kosovën në pozitë të pafavorshme, ndërkohë që do të reflektoheshin pasojat negative edhe për Ballkanin.

Një hap të tillë, sikurse “korrigjimi i kufirit”, siç thotë Hasani, do t’i prishte parametrat standarde për përcaktimin e kufijve në të drejtën ndërkombëtare. Kjo, sipas tij, për faktin se nuk dihet se cili kriter do të jetë përcaktues, krahas kriterit etnik dhe do ta bëjë procesin të paparashikueshëm.

Njohja ndërkombëtare e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, siç thotë Hasani, ka ndodhur sipas standardit të identifikimit dhe caktimit të kufijve administrativ, që janë vendosur në vitin 1974, standard ky i cili është zbatuar në të gjitha republikat e ish-Jugosllavisë, por dhe në të gjitha ish-federatat komuniste.

“Si mund të korrigjosh kufijtë kur ende nuk ka ndodhur identifikimi i tyre, e kam fjalën për pjesën kah Serbia. Ky, do të thotë, është element që e rëndon dhe e bën më të paparashikueshëm identitetin territorial të Kosovës dhe pasojat janë jashtëzakonisht negative për Ballkanin dhe për problemet territoriale që ekzistojnë gjetiu në Evropë, gjithandej. Korrigjimi i kufijve është tërësisht i papranueshëm, sepse duhet të bëhet identifikimi, të fiksohen kufijtë, siç janë bërë me republikat tjera dhe me fqinjët tjerë të Kosovës dhe më pastaj mund të flitet për çështje të tjera”, tha Hasani.

Ai ka shtuar që në momentin e tanishëm, kur bëhet fjalë për idenë e proklamuar nga presidentët, Thaçi dhe Vuçiq, shikuar në aspektin kushtetues, nuk mund të bëhet fjalë për korrigjim të kufijve, por për shkëmbim të territoreve, për faktin se ende nuk ekziston një identifikim i kufijve nga të dyja vendet. Prishja e parametrave ndërkombëtarë të përcaktimit të kufijve, sipas profesor Hasanit, lë hapësirë për ambiciet e ndryshme për ndryshimin e kufijve në Ballkan, sidomos në Maqedoni, si dhe prishjes së konceptit të Marrëveshjes së Dejtonit, me të cilën kishte përfunduar lufta në Bosnjë e Hercegovinë.

Ndërkaq, politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë që për të arritur deri te një marrëveshje eventuale për “korrigjim të kufirit” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ekzistojnë procedurat normale, sikurse për secilin shtet. Sipas tij, paraprakisht duhet të ekzistojë njohja e ndërsjellë ndërmjet shteteve, duhet ta ketë garanci dhe pranimin të kufijve, si dhe shënimin në terren të atyre kufijve. Pas këtyre procedurave, siç thotë Tahiri, atëherë, shtete e pavarura mund të bëjnë bisedime për korrigjim të kufijve.

(Video: Presidenti serb, Vuçiq ka thënë se Kosova dhe Serbia përmes bisedimeve duhet të zgjidhin problemet)

“Mirëpo, duket që Vuçiq dhe Thaçi janë marrë vesh që në marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - që Vuçiq e shpjegon edhe si ndarje përfundimtare e drejtë ndërmjet popullit serb dhe popullit shqiptar - do të inkorporohen të gjitha çështjet. Do të thotë, edhe njohja, edhe pranimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare - ose kërkesa e përbashkët për Kombet e Bashkuara që të pranohet Kosova dhe që nuk ka pengesë prej Serbisë - dhe të caktohet kufiri që konsiderohet se është korrektim”, theksoi Tahiri.

Megjithatë, Tahiri ka shtuar se Kosova rrezikon zhbërjen e shtetit në rast se në një marrëveshje për korrigjim të kufijve, hyn pa bazament apo pa e pasur të garantuar sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe në qoftë se eventualisht në rast se mund të ketë turbulenca në Serbia dhe në Kosovë, ndërkohë që kjo e fundit të mos e ketë të definuar ndërkombëtarisht kufirin në drejtim të Serbisë.

Në qoftë se procesi, në cilin Kosova do të hynte pa territor të definuar, do të ndërpritej, atëherë do t’i dëmtohej sovraniteti dhe integriteti territorial, si dhe subjektiviteti i saj ndërkombëtar si shtet.

Në emër të popujve?

Idenë e “korrigjimit të kufijve”, nuk e sheh vetëm presidenti serb Vuçiq, si zgjidhje të problemit ndërmjet dy popujve, shqiptar dhe serb.

Gjatë një konferencë për media në kuadër të Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë, presidenti Thaçi ka thënë se “kemi gatishmërinë që të arrijmë deri te marrëveshja mes shqiptarëve dhe serbëve”, ka theksuar presidenti Thaçi.

(Video: Presidenti Thaçi ka shpalosur idenë e korrigjimit të kufijve në Forumin Alpbach)

Por, a e kanë legjitimitetin dhe legalitetin të dy presidentët që të flasin në emër të dy popujve?

Profesor Hasani thotë se as Kosova e as Serbia nuk kanë mandat që ta zgjidhin çështjen shqiptaro-serbe dhe se kjo çështje nuk i përket vetëm udhëheqësve politikë në Kosovë dhe në Serbi.

“Në rend të parë, ajo deklaratë megalomane, është e paqëndrueshme për arsye politike. Nuk mundet dhe nuk ka mandat as Kosova e as Serbia për të zgjidhur çështjen shqiptaro-serbe, sepse çështja shqiptaro-serbe nuk është çështje e këtij estabilishmenti në Prishtinë dhe në Beograd, por është një çështje që prekë interesat rajonale dhe interesat transatlantike. Do të thotë, nuk kanë as kapacitet, por as mandat, as Vuçiqi e as Thaçi, për t’u marrë me këtë çështje”, u shpreh Hasani.

Por, politologu Tahiri shpreh mendimin se për të zgjidhur të ashtuquajturin konflikt shekullor shqiptaro-serb, është e dukshme që presidenti serb Vuçiq nuk dëshiron të bisedojë me presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Ngjashëm, sipas tij, edhe ky i fundit, nuk dëshiron të bisedojë për këtë çështje me presidentin serb Vuçiq, për shkak se Kosova, që nga viti 1912 e deri më sot, ka krijuar një lloj entiteti politik.

“Duket që ka koordinim, por edhe marrëveshje ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës për përcaktimin e kufirit etnik në pjesën verilindore të shqiptarëve karshi popullit serb. Më këtë, faktikisht, e kanë autorizuar Hashim Thaçin, si president të Kosovës, që edhe në emër të shqiptarëve - por faktikisht i bie në emër të Kosovës - ta përcaktojë kufirin e drejtë, duke respektuar edhe kriterin gjuhësor, por edhe kriterin etnik, në pjesën më të madhe të mundshme, por pa insistuar në shpërngulje të popullatës dhe në kufij krejtësisht etnikë, që këndej kufirit të mos ketë serbë dhe andej kufirit të mos ketë shqiptarë”, tha Tahiri.

Sidoqoftë, profesor Hasani ka theksuar se sovraniteti i Kosovës është territorial dhe në rast se shkohet drejt realizimit të idesë për “korrigjim të kufirit” me Serbinë, i cili tash për tash është i paspecifikuar, atëherë do të vihet në pikëpyetje sovraniteti dhe identiteti territorial i vendit, gjë e cila është e ndaluar me Kushtetutën e Kosovës.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге: «Профилактика социального сиротства – защита прав детей»

Дело о хищении 500 млн рублей в судах закрыли из-за истечения срока давности

Будущих мам Подмосковья приглашают посетить МОНИИАГ 1 июня

«Ъ»: Дело о хищении 500 миллионов рублей в судах закрывают из-за срока давности

Музыкальные новости

Кукольный коллектив из Бурятии "Ульгэр": Россия, Культура, Театр, Дети, Новости - выступление в дацане на конкурсе по бурятскому языку

Росгвардия обеспечила правопорядок футбольного матча РПЛ в Самаре

Посол Антонов: Байден оскорбляет весь народ России в нападках на Путина

Путин разорвал договор с олигархами, заключённый в конце 90-х, считает Хазин

Новости России

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге: «Профилактика социального сиротства – защита прав детей»

На Первомайской площади в Ивантеевке запустили фонтан

Студенты Подмосковья стали призерами «Абилимпикса» в сфере складского дела

Будущих мам Подмосковья приглашают посетить МОНИИАГ 1 июня

Экология в России и мире

Новые электрические зубные щетки Revyline RL 075 Peach Fuzz появились в филиале бренда в Москве

Компания ICDMC приняла участие в торжественном открытии выставки “Тульское качество”

Ballet Seasons: новая капсула SELA, вдохновленная миром балета

Выпускникам детсада в Реутове раздали мороженое

Спорт в России и мире

Новак Джокович и Хамад Меджедович сыграли в бочче на Ролан Гаррос | Виды спорта

"Ролан Гаррос" стартовал в Париже

Dagospia: Синнер и Калинская вместе поужинали в ресторане в Париже

Повернення Калініної до топ-50 та втрачені позиції Світоліної. Оновлені тенісні рейтинги WTA та ATP

Moscow.media

Hybrid вышла на рынок Мексики

По-хорошему у Путина с США не вышло. Один указ, который перевернул все санкции

Компании Группы "Интеррос" взяли ряд наград премии FINAWARD

Портативный ТСД корпоративного класса Saotron RT-T70











Топ новостей на этот час

Rss.plus






«OTTA-orchestra» и оркестр филармонии Подмосковья 2 июня приглашают на концерт

Более 30 тысяч зрителей посетили фестиваль сказок «Дикоросы» в Екатеринбурге

Следователи узнали всё о "Смолинском маньяке": что грозит обвиняемому

Владислава Мурашова назначили главой министерства по содержанию территорий в Подмосковье