Мы в Telegram
Добавить новость

Молодую маму парализовало после анестезии в краснодарском роддоме

Москвичи могут спланировать досуг ребенка с помощью сервисов mos.ru

Депутат Маликов: предприниматели — энергия экономики Подмосковья

Неизвестные животные могут обитать в «Небесный ямах» Китая



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Haradinaj: S’ka nevojë për kreativitet, duhet t’i respektojmë kufijtë

Haradinaj: S’ka nevojë për kreativitet, duhet t’i respektojmë kufijtë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur në favor të ruajtjes së kufijve aktualë të Kosovës. Komentet e tij, Haradinaj i bëri në Durrës të Shqipërisë ku po merr pjesë në takimin joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Ai ka përsëritur se nuk duhet një kreativitet i ri në dizajnim e kufijve dhe se duhet të respektohen kufijtë që janë.

Çështja e korrigjimit të kufijve, po lansohet si temë qendrore në marrëveshjen eventuale për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova i ka kufijtë e vet, i ka më Shqipërinë, i ka me Malin e Zi, me Maqedoninë dhe i ka me Serbinë. Ne i respektojmë këta kufi dhe nuk mendojmë që duhet një kreativitet i ri në dizajnim të tyre, por duhet t’i respektojmë kufijtë që kemi”, tha Haradinaj.

Ndërkohë, Komisionieri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn i pyetur nga gazetarët lidhur me marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha se nuk është i gatshëm të komentojë.

Por, ai përsëriti qëndrimet e Bashkimit Evropian se nuk do të pranohet asnjë vend i ri anëtar në BE, pa zgjidhjen paraprake të kontesteve dhe mosmarrëveshjeve.

“Nuk është e përshtatshme në këtë fazë të bëjmë komente lidhur me diskutimet dhe negociatat në vazhdim. Takimi javën e ardhshme në Bruksel (ndërmjet presidentëve Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq) nuk do të jetë takimi i fundit, do të jetë një tjetër takim dhe sigurisht do të kërkojnë kohë që të gjendet një marrëveshje”, tha Hahn.

“Nuk jam i gatshëm të bëj asnjë koment, përveç atij siç është parashtruar në strategjinë tonë të Ballkanit Perëndimor se ne nuk do pranojmë asnjë anëtar të ri nëse nuk janë të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe”, theksoi Hahn.

Ajo që ka vlerë për Bashkimin Evropian, nënvizoi Hahn, është stabiliteti në rajon.

“Duhet të mbajmë parasysh se çdo lloj marrëveshje dypalëshe nuk duhet të rrezikojë stabilitetin e përgjithshëm të rajonit, por duhet të jetë e kundërta, duhet të kontribuojë për stabilitet në rajon”, tha Hahn.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama theksoi se pajtohet me deklaratën e komisionarit Hahn.

“Keni edhe nënshkrimin tim të fjalës që sapo tha komisionari Hahn”, tha shkurt Rama.

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë të mbajtur në fundjavë, kanë folur së bashku për herë të parë se ndryshimi i kufijve është opsioni më real për arritje të marrëveshjes mes dy vendeve.

Të dy presidentët pritet që më 7 shtator të takohen në Bruksel për të vazhduar dialogun politik që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini.

Ndërkohë, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në takimin joformal kanë diskutuar për thellimin e integrimit rajonal, me fokus në ekonomi, tregti dhe energjetikë.

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë theksuar se është e rëndësishme që të promovojnë rajonin në nivel global si një brend. Ata kanë theksuar domosdoshëmrinë e rritjes së partneritetit rajonal dhe veprimet e shteteve rreth lehtësimit të lëvizjes ndërkufitare të mallrave si dhe transportit. 

Kryeministrii Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Kosova po e kryen pjesën e vet për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor në veçanti në infrastrukturën rrugore, por që sipas tij, Kosova ka vështirësi krahasuar me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi disa vështirësi që dallojnë nga vendet tjera, siç është liria e lëvizjes. Ne kemi ende vështirësi në qarkullim të lirë kur kalojmë nëpër Serbi, qytetarët tanë presin me orë të tëra, po ashtu nuk mund shkojmë në Bosnje. Ndërsa, për të komunikuar me Kroacinë na duhen vizat, e që e bën më të vështirë jetën tonë ekonomike. Ajo që e kemi më lehtë dhe që do të avancohet në nivelin e duhur, është marrëdhënia me Shqipërinë”, theksoi Haradinaj.

Ndryshe, ky takim i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor mbahet në kuadër të “Procesit të Berlinit”, të cilin e ka nisur kancelarja gjermane, Angela Merkel, në vitin 2014.

Procesi i Berlinit, synon përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të rajonit të Ballkanit, nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet tyre, si dhe mbështetjen për zhvillimin ekonomik.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Что делает вода с лимоном в желудке, рассказал гастроэнтеролог Садыков

В столице Карелии пройдет Фестиваль кадетской дружбы «В единстве – сила!»

Роль PR - специалистов в формировании будущего AI (искусственного интеллекта)

ЧЕ!МПИОНСКИЙ УЛОВ: ВЕДУЩИЕ «ЧЕ!» НА ФЕСТИВАЛЕ «РЫБНАЯ НЕДЕЛЯ»

Музыкальные новости

КУРОЧКА РЯБА - спектакль театра кукол Бурятии "Ульгэр": Россия, Культура, Театр, Дети

Путин разорвал договор с олигархами, заключённый в конце 90-х, считает Хазин

Посол Антонов: США пора смириться с тем, что РФ проводит независимую политику

"Спартак" установил клубный рекорд по количеству нулевых ничьих

Новости России

Ребенок и женщина погибли, еще 4 детей пострадали в ДТП с грузовиком на трассе М-4 в Воронежской области

Экоакция «Удивительный лес» прошла 11 раз в Подмосковье

В столице Карелии пройдет Фестиваль кадетской дружбы «В единстве – сила!»

Что делает вода с лимоном в желудке, рассказал гастроэнтеролог Садыков

Экология в России и мире

Международные дизайнеры приняли участие в Modest Fashion Day в Казани

Карелия: от Кижи по Полярного сияния. Что посмотреть в путешествии

Альтернатива Турции и ОАЭ в одном флаконе: пляжная страна решила внедрить "All inclusive", чтобы привлечь богатых русских туристов

На курорт - с летним настроением

Спорт в России и мире

Теннисистка Мария Шарапова снялась в красном облегающем платье

Теннисист Рублев вышел во второй круг Открытого чемпионата Франции

Абсцесс остался позади // Андрей Рублев первым из игроков топ-10 вышел во второй круг

Повернення Калініної до топ-50 та втрачені позиції Світоліної. Оновлені тенісні рейтинги WTA та ATP

Moscow.media

Судебных экспертов прогнали из "хабибуллинского" недостроя в Екатеринбурге

Работники транспортных прокуратур совместно с воспитанниками «Семейного центра Можайский» посетили парк «Патриот».

По-хорошему у Путина с США не вышло. Один указ, который перевернул все санкции

Бузова и "Зенит"











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Россиянам дали советы по сбору грибов

Парк «Пехорка» в Балашихе стал первым по посещаемости в Подмосковье за неделю

Mazilla – подбор микрозаймов для клиентов

Количество предпринимателей в Подмосковье превысило 456 тысяч