Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Dy Koretë pajtohen për mbajtjen e samitit të tretë në Phenjan

Koreja Veriore dhe ajo Jugore janë pajtuar për të mbajtur një samit në muajin shtator në Phenjan, ka njoftuar ministria jugkoreane për Bashkim.


Lideri verikorean, Kim Jong Un dhe homologu i tij jugkorean, Moon Jae-in, janë takuar në muajin prill dhe maj në fshatin Panmunxhon, zonë e demilitarizuar që ndan dy Koretë dhe janë pajtuar që samiti i ardhshëm të mbahet në kryeqytetin verikorean.


Zyrtarët e dy vendeve kanë mbajtur një raund të ri të bisedimeve në po këtë zonë të hënën, për të diskutuar samitin e tretë, të udhëhequr nga ministri jugkorean për Bashkim, Cho Myoung-gyon dhe udhëheqësi i Komitetit të verikoreanëve për ribashkim, Ri Son Gëon.


Ri ka deklaruar se të dyja palët janë pajtuar për detajet specifike, duke përfshirë edhe datën e mbajtjes së samitit, mirëpo nuk kanë dhënë më shumë detaje.


Sidoqoftë, Ri ka thënë se është e rëndësishme që të largohen “pengesat” që parandalojnë përmirësimin e marrëdhënieve në mes të dy Koreve, ashtu siç është planifikuar.


Mes tjerash, liderët e dy vendeve do të diskutojnë për denuklarizim të Koresë Veriore dhe për krijim të paqes në Gadishullin Korean.


Lideri verikorean, Kim Jong un ka mbajtur një varg samitesh diplomatike këtë vit me liderët e Koresë Veriore, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.


Moon, lideri i vetëm që është takuar me Kimin dy herë, do të bëhet lideri i parë që viziton Phenjanin  këtë vit.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus