Dhjetëra luftëtarë të grupit militant Shteti Islamik (IS) që janë dorëzuar te forcat afgane më 31 korrik, janë vendosur në një kompleks në Shibirghan, në krahinën afgane Jovzjan. Ekipi i Radios Evropës së Lirë, ka xhiruar brenda këtij kompleksi më 2 gusht.