Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Trump dhe May pajtohen për marrëveshje tregtare pas Brexitit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë t’i ketë bërë thirrje Britanisë për të vazhduar presionin ndaj Iranit dhe është pajtuar me kryeministren britanike, Theresa May që Teherani të mos ketë kurrë armë bërthamore.


Trump dhe May kanë folur në një konferencë të përbashkët për media, pasi kanë diskutuar në zyrën e kryeministres britanike në Çekërs, më 13 korrik.


Kryeministrja britanike ka deklaruar se “ne jemi pajtuar sot se sapo Britania të largohet nga Bashkimi Evropian ne do të arrijmë një marrëveshje ambicioze në tregti mes SHBA-së dhe Mbretësisë së Bashkuar”.


Ata kanë negociuar edhe për Rusinë në mesin e temave të tjera, derisa May ka falëndëruar Trumpin për mbështetjen amerikane, pasi helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal  dhe vajzës së tij Yulia në Sallsbëri në muajin mars.


Qeveria brianike fajëson Rusinë për këtë sulm.


Trump gjendet në Britani pas pjesëmarrjes së tij në samitin e NATO-s dhe pak para takimit me presidentin rus, Vladimir Putin në Helsinki më 16 korrik.


Trump ka thënë se me Putinin do të diskutojë për konfliktin në Ukrainë dhe Siri, si dhe për ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.


Trump ka thënë se administrata e tij ka qenë “jashtëzakonisht e ashpër” me Rusinë.


Presidenti amerikan ka thënë se do të ishte “shumë mirë” nëse Shtetet e Bashkuara do të kishin marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Kinën.


Më herët gjatë ditës, Trump ka thënë se marrëdhëniet amerikane me Britaninë janë “shumë, shumë të fuqishme”, ndonëse ai ka kritikuar publikisht strategjinë e kryeministres May për largim nga Bashkimi Evropian.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus