Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Fajon: Kosovarët e meritojnë të udhëtojnë pa viza në BE

Liberalizimi i vizave me Bashkimn Evropian për qytetarët e Kosovës do të bëhet gjatë këtij viti - këtë premtim e mori kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga raportuesja evropiane për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon.


Fajon i tha Veselit se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret, thuhet në një komunikatë për media nga Kuvendi i Kosovës.


Në komunikatë theksohet se Fajon i ka thënë Veselit se sapo Komisioni Evropian të dalë me raport pozitiv në fund të qershorit, menjëherë, në fillim të korrikut, do ta fusë në agjendë çështjen e Kosovës.


“Jam e lumtur që po e takoj kryetarin e Kuvendit të Kosovës, për t’i diskutuar hapat e ardhshëm për liberalizim të vizave. Përkrahja ime është e paekuivoke, sepse qytetarët e Kosovës e meritojnë të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen”, raportohet të ketë thënë Fajon.


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Bashkimi Evropian duhet të lëvizë përpara në raport me Kosovën dhe qytetarët e saj, veçanërisht lidhur me heqjen e vizave gjatë këtij viti.


“Fajon është duke bërë një punë jashtëzakonisht pozitive, në mënyrë që liberalizimi i vizave për qytetarët tanë të ndodhë. Analizuam realitetin në të cilin jemi. Jemi pothuajse në fazën përfundimtare. Të gjitha kushtet teknike janë plotësuar. Tani kemi nevojë vetëm për vendimmarrje politike. Jam i sigurt që në fund të këtij viti qytetarët tanë do të lëvizin lirshëm pa viza në Zonën Shengen. Fajon gjithashtu më këshilloi se në cilat vende duhet të orientohemi, për t’i bindur ato lidhur me liberalizimin e vizave. Jemi në prag të vendimit të madh”, tha Veseli.


Kosova është vendi i vetëm në Ballkan ku qytetarëve ende iu duhet viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus