Talibanët paralajmërojnë sulme të reja në Kabul
Në një deklaratë online, militantët thanë se sulmet e ardhshme mbi "qendrat e inteligjencës dhe ushtrisë së armikut" do të jenë pjesë e ofensivës pranverore.
"Me qëllim që të shmangen viktimat civile dhe t'i shkaktohen dëme vetëm ushtrisë së armikut, u kërkojmë banorëve të Kabulit të qëndrojnë larg. Ne nuk duam që të vritet asnjë civil i pafajshëm", thuhet në deklaratën e talibanëve.
Ajo nuk qartëson se çfarë saktësisht nënkuptojnë "qendrat e ushtrisë dhe të inteligjencës".
Talibanët i kanë intensifikuar sulmet duke kundërshtuar dukshëm thirrjet për ta që të pranojnë ofertën e Qeverisë afgane për bisedimet e paqes.
Talibanët dhe grupi ekstremist Shteti Islamik kanë kryer një seri sulmesh masive në Kabul gjatë muajve të fundit.
Lexoni edhe këtë:
Vriten dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë në Kabul