Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

VV propozon plan për dialogun mes Kosovës e Serbisë

Lëvizja Vetëvendosje propozoi një plan për institucionet e Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë.


Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e prezantoi atë që Vetëvendosje e quajti “Plan 4+1”.


Kurti tha se e vetmja formë për të pasur një përfundim të mirëfilltë të këtij procesi është implementimi i propozimit të Vetëvendosjes që përmban këto pika:


1) Të bëhet bilansi shtetëror i dialogut 2011-2017: të raportohet në Kuvend dhe të ketë debat parlamentar;


2) Të realizohet dialogu i brendshëm, i hapur e demokratik, në institucione dhe shoqëri. Debate në Kuvend para dialogut e për dialogun me Serbinë, për parimet dhe agjendën, për qëllimet dhe formatin;


3) Të zhvillohet një dialog me Bashkimin Evropian për dialogun me Serbinë, për natyrën, përmbajtjen dhe qëllimin e atij dialogu;


4) Të ketë pajtim që të mos ketë asnjë shmangie në Kosovë nga prioretizimi i punësimit dhe drejtësisë, si dhe nga dialogu me serbët e Kosovës dhe pakicat tjera për zhvillim.


Pika e fundit për të cilën foli Kurti ka të bëjë më personat që do ta drejtojnë këtë proces, duke thënë se në asnjë rast ata nuk duhet të jenë presidenti Hashim Thaçi apo ish-ministrja për dialog, Edita Tahiri.


Kurti e akuzoi presidentin Hashim Thaçi për mosngritje të temës së të pagjeturve dhe të dëmeve të luftës në bisedime.


Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje po ashtu tha se presidenti Thaçi për gjashtë vjet e heshti çështjen e krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit të Serbisë në Kosovë dhe nuk e paditi Serbinë për to.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus