Policia indiane largon 106 kapsula të kokainës nga stomaku i një gruaje
Gruaja 25 vjeçare me shtetësi të huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar në Delhi më 14 maj, ka njoftuar policia.
Ajo është raportuar të ketë kaluar javën e kaluar në një spital duke u trajtuar si pasojë e kokainës.
Droga është thënë se ka vlerën e 50 milionë rupeve, apo 734,160 dollarëve.
Policia ka thënë se beson që gruaja ka përtypur kapsulat në Brazil dhe po aty i janë dhënë udhëzimet për të dërguar drogën në Delhi.
Zyrtarë nga Departamenti i Narkotikëve, i kanë thënë gazetës, Hindustan Times se ky ka qenë “numri më i madh i kapsulave të kokainës” që kanë gjetur ndonjëherë në një person.