Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kuvendi ende në terr informativ rreth deportimit të shtetasve turq

Deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ngjarje kjo e datës 29 mars, vazhdon të mbetet një zhvillim me shumë të panjohura, jo vetëm për opinionin publik, por edhe për krerët e shtetit dhe institucionet më të larta të Kosovës.


Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ende nuk ua ka dorëzuar raportin rreth këtij rasti institucioneve më të larta vendore.


Përveç një raporti informues, të cilin deri më tani e ka prezantuar vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, institucionet tjera vazhdojnë të pohojnë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar rreth asaj se si ndodhi që Kosova deportoi gjashtë shtetasit turq, të cilët deri në ditën e dëbimit, kishin leje valide qëndrimi në Kosovë.


Të premten, pritej që zëvendësshefi i Agjencisë së Inteligjencës, Latif Merovci të raportojë para Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të AKI-së, por ky raportim nuk ndodhi. Ishte hera e katër që ky Komision kishte kërkuar këtë raportim.


Kryetarja e Komisionit, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se po bëhet e pamundur të ketë një kontroll ligjor demokratik mbi Agjencinë e Inteligjencës.


“Komisioni unanimisht konstaton që nuk jemi duke mundur ta zhvillojmë kontrollin demokratik apo anën ligjore të kontrollit demokratik mbi AKI-në. Ne do të mundohemi që në bazë të kompetencave që i kemi, bashkërisht të gjejmë rrugë për të funksionuar si komision dhe për të marrë përgjigje nga institucionet përgjegjëse”, tha deputetja Musliu.


Ndërkohë, deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni, anëtar i Komisionit për mbikëqyrje të AKI-së, tha për Radion Evropa e Lirë se shpjegimi i zyrtarëve të AKI-së është se nuk po gjejnë kohë të shkojnë në Kuvend për të raportuar.


“Pa dashur të paragjykojmë tërë prapavijën e asaj ngjarje, ne natyrisht kemi preferuar që të mos ngutemi me deklarata, por është fakt rreth të cilit të gjithë anëtarët e komisionit jemi pajtuar se për momentit nuk ushtrohet kontroll demokratik parlamentar ndaj AKI-së”, theksoi Quni.


Në ditën e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, si një aksion i koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova, jo vetëm deputetët, por edhe presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit kishin deklaruar se nuk kishin njohuri rreth këtij rasti.


Si kundërreagim, kryeministri Ramush Haradinaj më pas pati liruar nga detyra ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi. 


Në bazë të një rezolutë të miratuar nga Kuvendi, pas një seance të jashtëzakonshme, është iniciuar edhe formimi i një komisioni hetimor parlamentar për t’i ndriçuar rrethanat e dëbimit të gjashtë shtetasve turq.


Deputeti Ilir Deda, nga Alternativa ka thënë për Radion Evropa e Lirë se shpreson që përmes këtij Komisioni, do të dalin para drejtësisë personat që sipas tij kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës.


Ndërkaq deputeti Anton Quni vlerëson se ky komision, i cili është në themelim e sipër, do të mund të nxjerr në shesh implikimin e të gjitha institucioneve për këtë rast.


“Komisioni hetimor parlamentar do të ketë autorizime që të gjitha institucionet e përfshira në këtë ngjarje të japin shpjegimet e tyre dhe të gjitha informatat t’i shkëmbejnë me deputetët e këtij komisioni. Sipas njohurive të mia, ky komision është në themelim e sipër dhe pritet të nis punën brenda pak ditëve”, tha Quni.


Të gjashtë shtetasit turq u arrestuan dhe u dëbuan me një aeroplan të Shërbimit të Inteligjencës Turke më datë 29 mars vetëm pak orë pasi u arrestuan nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI).


Pesë prej personave të dëbuar nga Kosova ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.


Ankaraja i ngarkon ata me dyshimin se janë anëtarë të organizatës Hizmet të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen dhe e fajëson këtë të fundit se qëndron pas një tentim puçi në korrik të vitit 2016.


Dëbimi i shtetasve turq kishte nxitur edhe reagimin e Bashkimit Evropian.


“Arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve që kanë jetuar ligjërisht në Kosovë, ngrit pyetje për respektimin e procesit të rregullt gjyqësor", thuhet në qëndrimet e BE-së.


Nga Brukseli, Kosovës i ëshët bërë me dije se sundimi i ligjit është parim themelor i Bashkimit Evropian.


Po ashtu, BE kishte rikujtuar institucionet e Kosovës se procedurat arbitrare lidhur me arrestimin, ndalimin apo azilin janë kundër këtyre parimeve evropiane.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus