Мы в Telegram
Добавить новость

Депутат Маликов: предприниматели — энергия экономики Подмосковья

Москвича отправили в СИЗО за призывы к терактам в соцсетях

Путин прибыл в Узбекистан с государственным визитом

Собянин: 50 улиц на юго-западе Москвы будут благоустроены в этом году



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Trump dënon sulmin në Siri

Trump dënon sulmin në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka dënuar presidentin rus, Vladimir Putin, shtetin rus dhe Iranin për atë që e përshkruajti si “sulm i pamatur kimik”, i kryer nga forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad. Ky sulm nq qytetin Duma të ka lënë të vdekur dhjetëra persona, përfshirë gra dhe fëmijë.

“Presidenti Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës për mbështetjen e kafshës Assad. Do ta paguani”, ka shkruar Trump në një postim në Twitter, pasi aktivistët opozitarë dhe vullnetarët kanë thënë se dhjetëra persona janë vrarë në qytetin e Dumas, që gjendet në enklavën e Gutas Lindore.

Rusia dhe Irani e ndihmojnë në mënyrë diplomatike dhe ushtarake Qeverinë e Assadit në luftën civile, ku janë vrarë qindra mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka thënë se dëshmitë çojnë te një “sulm tjetër kimik i kryer nga regjimi” në Siri.

BE ka bërë thirrje për përgjigje ndërkombëtare për këtë sulm dhe i ka bërë thirrje Rusisë dhe Iranit, si “mbështetës të regjimit” që të përdorin ndikimin e tyre tek Assadi, që të parandalojnë sulme të tjera kimike.

Ministria e Jashtme ruse, ndërkaq, ka paralajmëruar kundër çdo veprimi ushtarak, që sipas Moskës mund të bazohen “arsyetimet e shpikura dhe të fabrikuara”, duke thënë se ndërhyrja ushtarake “është absolutisht e papranueshme dhe mund të çojë në pasoja të rënda”.

Në deklaratën e postuar në ueb-faqen e Ministrisë ruse, raportimet për sulmin kimik në Duma, janë cilësuar si “dezinformata” dhe që kanë për qëllim të “justifikojnë sulme të mundshme nga jashtë”.

Irani po ashtu ka dënuar akuzat për sulm kimik, duke i cilësuar si “konspiracion” ndaj Qeverisë së Assadit dhe pretekst për verprime ushtarake.

“Akuza të tilla nga amerikanët dhe disa shtete Perëndimore janë sinjal për një teori të re konspiracioni ndaj Qeverisë siriane dhe popullit sirian, dhe janë pretekst për veprime ushtarake”, ka thënë Ministria e Jashtme e Iranit.

Trump kishte autorizuar sulmin me raketa ndaj një baze ajrore siriane më 2017, në kundërpërgjigje ndaj sulmit me gaz sarin në një qytet në Siri, sulm për të cilin, Uashingtoni e ka akuzuar Assadin.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri dhe Kundër-terrorizëm, Thomas Bossert ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk përjashtojnë se mund të kryejnë edhe një sulm me raketa.

“Nuk do të hiqja asnjë opsion nga tavolina”, ka thënë Bossert për ABC.

Helmetat e Bardha dhe grupet e tjera të aktivistëve, kanë thënë se me helikopterë janë hedhur mbi Duma bomba fuçi që kishin gazra toksike, duke bërë që njerëzit të ngufateshin.

Ende nuk ka verifikim të pavarur të këtyre raportimeve, të cilat media shtetërore siriane dhe ushtria ruse i ka quajtur “të fabrikuara”.

Ka raportime të ndryshme sa i përket numrit të personave të vdekur nga ky sulm i dyshuar kimik, ndërsa Helmetat e Bardha kanë raportuar se numri i viktimave është nga 40 deri në 70.

Në një deklaratë, Shoqata Mjekësore Amerikane dhe Siriane ka thënë se 49 persona kanë vdekur në sulm.

Në këtë deklaratë, po ashtu, thuhet se ata kanë pranuar më shumë se 500 raste të njerëzve që kishin probleme me frymëmarrje dhe se pacientët kishin erë të ngjajshme me atë të klorit.

Më herët, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se janë duke monituar nga afër raportimet “shqetësuese” për mundësinë e përdorimit të armëve kimike nga forcat e Qeverisë siriane dhe Rusia, duke shtuar se ata do të mbahen përgjegjës nëse vërtetohet se janë kryer sulme me armë kimike.

“Historiku i Qeverisë siriane në përdorimin e armëve kimike ndaj popullit të vet, nuk vihet në diskutim”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Neurte.

Në një hetim të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike është ardhur në përfundim se forcat qeveritare siriane kanë përdorur klorin si armë, në të paktën tri raste. Në prill të vitit 2017, më shumë se 80 persona vdiqën në një sulm me sarin, në qytetin e kontrolluar nga rebelët, Khan Sheikhoun.

Kjo organizatë e OKB-së, për këtë sulm ka fajësuar Qeverinë siriane, por Damasku zyrtar ka mohuar se ka përdorur armë kimike.

Sulmin në Siri e ka dënuar "fuqishëm" edhe Ministria e Jashtme e Turqisë.

“Ka dyshime të forta se ky sulm është kryer nga regjimi”, sirian, i cili sipas Turqisë është i njohur tashmë në bashkësinë ndërkombëtare se përdorë armë kimike.

Agjencia shtetërore siriane, SANA, ka thënë se raportimet e fundit për sulm me armë kimike janë shpikje e rebelëve të grupit Jaish al-Islam, të cilët e kontrollojnë qytetit e Dumas.

Në enklavën e Gutas Lindore, forcat siriane, të mbështetura nga Rusia për javë të tëra janë duke zhvilluar sulme ajrore që prej 18 shkurtit , duke lënë të vdekur më shumë se 1,600 civlë dhe mijëra të tjerë të plagosur.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

В районе Зюзино возведут комплекс по производству медицинского оборудования

Самарская тропа «Ведьмино озеро» вошла в топ-10 живописных экотроп России

Праймериз «ЕР»: Садретдинова уступила помощнику Ожогина, Малхасян — педагогу Дроновой

"Россия и КНР сняли интеллигентские перчатки". Пообщались Москва с Пекином на высшем уровне и Тайваню резко поплохело

Музыкальные новости

Афиша театра кукол Бурятии "Ульгэр": Россия, Культура, Театр, Дети - Спектакль "Курочка ряба"

"Спартак" и "Оренбург" сыграли вничью в заключительном матче РПЛ

Спектакль "Курочка ряба" театра кукол Бурятии "Ульгэр": Россия, Культура, Театр, Дети

«Адвокат Валиевой: ей подсыпали допинг и сделал дедушка». Серьёзное расследование.

Новости России

«Ростелеком» и корпорация «Хуамин» договорились о сотрудничестве

"Россия и КНР сняли интеллигентские перчатки". Пообщались Москва с Пекином на высшем уровне и Тайваню резко поплохело

Русских педагогов отправят на досрочную пенсию? Предложение от Госдумы

Электронные услуги и сервисы

Экология в России и мире

На курорт - с летним настроением

Gucci, коллекция Resort 2025

Количество пользователей-инвесторов на платформе «Атомайз» превысило 72000

Электрические щетки для детей Revyline RL 035 Kids Pink доступны в представительстве марки в Хабаровске

Спорт в России и мире

Россиянка Рахимова вышла в полуфинал турнира WTA в Рабате

Теннисист Хачанов отреагировал на возможное отстранение от Олимпиады

Хромачёва и Сизикова пробились в финал турнира WTA в Рабате в парном разряде

Последний танец Надаля и юбка Сюзанн Ленглен: 6 важных фактов о «Ролан Гаррос»-2024

Moscow.media

Летнее нижегородское утро.

Sunrise BPM от BIA Technologies получил сертификат «Совместимо! Система программ 1С:Предприятие»

Исполнитель хита “На Заре 2020” Сергей АРУТЮНОВ оживил ещё один хит из 20-го века и выпустил песню “Лететь” вместе с её создателями - группой Амега.

Вечернее Подмосковье.











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Прокуратура потребовала 7 лет колонии для поставщика систем безопасности

День SEO оптимизатора в России отмечается 28 мая 2024 года

Самарская тропа «Ведьмино озеро» вошла в топ-10 живописных экотроп России

FT: российские пограничники сняли буи на реке Нарве