Добавить новость

Силовики провели обыск в доме Владислава Бакальчука

Возвращение «Машеньки» и «Монолог на двоих». Премьеры Театра имени Моссовета в новом сезоне

В Тбилиси назвали вмешательством санкции США против грузинских официальных лиц

На портале поставщиков определили топ-5 популярных товаров и услуг



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kuvendi inicion hetim rreth dëbimit të shtetasve turq

Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka miratuar disa rekomandime për formimin e një Komisioni hetimor parlamentar për zbardhjen e situatës  lidhur me operacionin e arrestimit dhe deportimit për në Turqi të 6 shtetasve turq, që ka ndodhur me 29 mars.


Përveç formimit të Komisionit hetimorë për ndriçimin e rastit të dëbimit të 6 shtetasve turq me datën 29 mars të këtij viti, rekomandohet që grupet parlamentare në Kuvend, të dërgojnë brenda tre ditësh në Kryesinë e Kuvendit emrat e përfaqësuesve të tyre në këtë komision.


Gjithashtu, Kuvendi i obligon të gjitha institucionet relevante që t’i përgjigjen kërkesave të Komisionit hetimor. Kuvendi ka mandatuar Komisionin hetimor që lidhur me rastin, të shqyrtojë përputhshmërinë e procedurave të ndjekura me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.


Seancën e jashtëzakonshme lidhur operacionin për arrestimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq për në Turqi e ka iniciuar Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilën nismë e kanë mbështetur 40 deputetë.


Për këtë operacion, drejtuesit e tri institucioneve më të larta të vendit, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, më herët kanë deklaruar se nuk kanë pasur informacione.


Shefi i grupit parlamentar i kësaj partie, Avdulllah Hoti, ka ngritur pikëpyetjen se si pesë nga gjashtë të arrestuarit, të cilët ishin punonjës të shkollave “Mehmet Akif”, kanë mundur të paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare të vendit, ashtu siç e ka arsyetuar Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), arrestimin dhe dëbimin e këtyre shtetasve turq. Siç ka theksuar ai, me këtë rast janë shkelur procedurat ligjore dhe të drejtat e qytetarëve turq të deportuar.


“Ne të gjithë u shtangëm më 29 mars, e harruam 22 dhjetorin e vitit të kaluar, nga lajmi se gjashtë shtetas turq ishin kidnapuar dhunshëm në pikë të ditës, para nxënësve, kolegëve e familjarëve të tyre. Në vend që të intervistoheshin nga organet kompetente në Prishtinë, ata u deportuan me urgjencë në Turqi”, tha Hoti.


“Të shtangur kishin mbetur kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, por jo presidenti”, tha Hoti, duke e hedhur faji në pikërisht në adresën e presidentit, Hashim Thaçi.


Duke e cilësuar gjendjen si dramtike, por me pasoja të pariparueshme për të deportuarit dhe familjet e tyre, LDK propozoi megjithatë që Kuvendi të nxjerrë një rezolutë.


Përmes saj kërkohet që drejtori i Policisë, Kryeprokurori i Shtetit, drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, ministri i Brendshëm, ministri i Jashtëm, ministri i Drejtësisë, autoriteti i aviacionit bashkë me ministrin e Infrastrukturës, brenda tri ditëve të raportojnë me shkrim në komisionin përkatës parlamentar për përgjegjësinë që kanë pasur dhe procedurat që kanë ndjekur në këtë rast. LDK kërkoi të formohet një Komision hetimor parlamentar për të zbardhur këtë rast, i cili u tha se ka cenuar rëndë të drejtat elementare njerëzore.


“Përgjegjësit e këtij skandali të japin llogari bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi”, thuhet në qëndrimet e LDK-së.


Ndërkohë, në debatet pasuese, Memli Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës tha se ngjarjet e javës së kaluar që ndërlidhen me operacionin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, kanë shqetësuar opinionin dhe institucionet e Kosovës.


Ai ka theksuar se askush nuk mund të rrijë indiferent ndaj mënyrës se si është zhvilluar aksioni i arrestimit dhe deportimit të këtyre qytetarëve nga Turqia. Por, Krasniqi nuk është pajtuar që tani Kuvendi të hedh barrën e fajësisë mbi një individ apo institucion përpara se rasti të mos jetë sqaruar deri në fund.


“Edhe pse kanë kaluar gati se një jave, asnjëri prej nesh nuk kemi asnjë raport e as një informacion zyrtarë për arsyet, rrjedhën dhe efektet e këtij veprimi. Rrjedhimisht edhe qëndrimet tona janë të varura nga kjo mungesë e informatave, por edhe nga deklarimet e deritashme të liderëve dhe të bartësve institucionalë. Unë besoj që të gjithë mund të pajtohemi se sot, me shumë se çfarëdo tjetër, ajo që na duhet është qartësia lidhur me veprimet që kanë ndodhur. Kur flas për qartësi, mendoj për atë që shkon përtej informatave dhe copëzave të informatave që janë seruar deri më tash në publik”, tha Krasniqi.


Në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje , deputeti Glauk Konjufca, ka thënë se arrestimi shtetasve turq që kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë ka shpërfaqur të gjitha defektet e pushtetit në Kosovë. Arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve turq sipas tij do të ketë edhe pasojat për vet Kosovën.


“Dikush u bë shkaktar në Kosovë, që shteti ynë të renditet në mesin e atyre pak shteteve në botë, të cilat i shkelin konventat më të njohura ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Pas këtyre praktikave, një shtet i tillë nuk mund të thotë që është në Evropë, pra nuk i takon Evropës. Këto janë konsekuencat më të rënda për Kosovën, në aspektin ndërkombëtar. Aspekti i dytë është ai i brendshëm kushtetues. Faktikisht u shkel Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sepse në aspektin e të drejtave të njeriut, Kushtetuta e jonë mbahet si një Kushtetutë goxha e avancuar”, tha Konjufca.


Theksi i diskutimeve në seancën e jashtëzakonshme është përqendruar në mosrespektimin e ligjit, procedurave dhe mungesën e koordinimit institucional, në ditën e dëbimit të shtetasve turq nga Kosova.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Московское «Динамо» в гостях победило «Амур» в матче КХЛ

«Оке» и не снилось: самые смешные и грустные советские микроавтомобили

Центр восточной медицины в Петербурге

Путин и Бердымухамедов обсудили по телефону укрепление партнерства стран

Музыкальные новости

Мэтт Ривз закончил сценарий фильма «Бэтмен 2» с Робертом Паттинсоном

Суд арестовал еще 13 человек после стрельбы у московского офиса Wildberries

Выставка «Времени живая нить» открылась в Доме народного творчества в Архангельске

В Подмосковье сотрудники Росгвардии провели встречу со студентами финансового университета

Новости России

Prian.ru: 70 % сделок с тайским жильем пришлись на российских покупателей

На Львовской станции МЖД в Подмосковье горят торговые ряды

В Мордовии прошёл Всероссийский день бега «Кросс нации»

HUAWEI запустила GoPaint Worldwide Creating Activity 2024

Экология в России и мире

Реклама на радио точно достигает своей аудитории

Экскурсия для студентов прошла в «Маринс Гранд Отель Астрахань»

Песня под Ключ. Купить Песню под Ключ. Запись Песни под Ключ.

N°21, коллекция весна-лето 2025

Спорт в России и мире

Россиянин Алибек Качмазов вышел в основную сетку турнира ATP-250 в Чэнду

Карен Хачанов проиграл 124-й ракетке мира во втором круге турнира в Ханчжоу

Качмазов обыграл Дэниэла и вышел в 1/4 финала турнира ATP в Чэнду

Марии Шараповой завидуют все русские женщины. И вот почему

Moscow.media

Завершается ремонт дорог к спортивным объектам в Свердловской области

Елена и Рокки

Можно ли стирать шторы: возможные риски

Полноводный Студёный...











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Интеллигентный спекулянт

В России быстро распространяется новый вариант COVID-19 XEC

Денис Мантуров посетил одно из крупнейших ...

Путин и Бердымухамедов условились продолжать укрепление партнерства