Мы в Telegram
Добавить новость

Форум «Россия — Исламский мир» подтвердил растущие связи с развивающимися страна

Специалисты промыли теплообменник на котельной в поселке Октябрьский Люберец

Михайлов: В стране начинается этап возрождения лейтенантской прозы

Москва возглавила рейтинг качества жизни среди регионов России



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kosova u revokon lejet e qëndrimit shtetasve të arrestuar nga Turqia

Kosova u revokon lejet e qëndrimit shtetasve të arrestuar nga Turqia

Policia e Kosovës arrestoi mëngjesin e sotëm drejtorin e përgjithshëm të Shkollës "Mehmet Akif" në Kosovë Mustafa Erdem, zëvendësin e tij Yusuf Karabina, drejtorin e shkollës në Gjakovë, Kahraman Demirez dhe dy arsimtarë Cihan Ozkan dhe Hasan Gunakana, bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë, Nazmi Ulus, drejtor i Shkollës "Mehmet Akif" në Lipjan.

Të gjithë të arrestuarit janë qytetarë turq.

Sipas përfaqësuesve të shkollës, arsyet për arrestimet nuk janë të qarta.

Por, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i pyetur nga gazetarët lidhur me këtë rast theksoi se arsyeja e ndalimit të udhëheqësve të shkollës "Mehemet Akif" ka të bëjë me mos respektim të procedurave të qëndrimit në Kosovë.

“Këto janë ndalime. Kam kërkuar informacion nga Policia dhe nga institucionet tjera. Arsyeja e ndalimit është se mënyra e qëndrimit, është e padefinuar. Për të huajt që vijnë në Kosovë janë disa procedura për qëndrim dhe jemi të detyruar t’i zbatojmë ndaj të gjithëve", tha Haradinaj.

"Sa di unë arsyeja e ndalim është vetëm kjo, pra është mungesë e respektimit të procedurave në Kosovë. Nuk besoj që ka të bëjë me aspekte të tjera dhe do të interesohem më tutje për këtë temë”, tha Haradinaj.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se në bazë të mandatit të saj për zbatimin e ligjit për të huajt, ka revokuar lejet e qëndrimit për shtetasit e Turqisë të arrestuar gjatë ditës së sotme.

“Duke iu referuar rasteve konkrete Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion ka vepruar në bazë të Ligjit për të Huaj dhe mandatit që ka për shqyrtimin dhe vendosjen e të gjitha kërkesave që kanë të bëjnë me leje qëndrim. Kjo është një procedure ligjore e cila është aplikuar edhe në rastet e mëhershme, si për të huajt me leje qëndrim, gjithashtu edhe për të huajt që kanë fituar shtetësinë e Kosovës dhe u është revokuar për arsye të sigurisë, apo procedurave tjera të parapara me ligjin përkatës”, thuhet në komunikatën për media.

Ministria e Punëve të Brendshme bënë të ditur se gjatë administrimit të provave kanë konstatuar se për personat në fjalë, ka bazë të mjaftueshme ligjore që të merren masat për revokimin e leje qëndrimit të tyre në territorin e Republikës së Kosovës siç thuhet "për arsye të përcaktuara me ligjin për të huaj, konkretisht nenit 6 të ligjit ku flet për refuzimin apo revokimin e lejes së qëndrimit për rrethanat e sigurisë shtetërore".

Pas revokimit të leje qëndrimit, sipas kësaj ministrie, qëndrimi i mëtejmë i këtyre qytetarëve konsiderohet i jashtëligjshëm.

Nazmi Ulus, drejtor i Shkollës "Mehmet Akif" në Lipjan thotë se i frikësohen dëbimit nga Kosova për në Turqi.

 

 

 

 

 

“Unë jam vërtet i frikësuar për veten, për familjen time dhe për të gjithë kolegët e mi, por unë mund ta them se besoj në mbështetjen e institucioneve të Kosovës dhe sistemin demokratik të Kosovës që të mos ndikohet nga presidenti turk, regjimi i Erdoganit”, thotë Ulus.

Në anën tjetër, Adem Vokshi, avokat i rastit, tha për Radion Evropa e Lirë se policia, deri më tash, ka ofruar pak informacione, pasi që aksioni është duke vazhduar.

“Si duket i ka arrestuar policia kufitare dhe kjo neve na shqetësoj shumë mos po i depërtojnë pa u zhvilluar procedurë e rregullt gjyqësore. Ata janë arrestuar duke shkuar në punë. Ne ishim në polici dhe nuk na jepen asnjë informatë. Ata më dërguan në zyrën për mbajtjen dhe atje kontrolluan dhe thanë se aty nuk janë. Më vonë më informuan se policia kufitare i ka në qëndrim dhe nuk mund të kontaktojmë për të marr ndonjë informatë, deri sa të përfundon aksioni”, tha Vokshi.

Avokati Vokshi tha se e vetmja arsye për arrestimin e tyre mund të jetë mbyllja e shkollës dhe ekstradimi i tyre, kinse, siç thotë ai, “këta janë armiqtë e shtetit turk, por që për këtë nuk kanë asnjë provë”.

Aksionin e arrestimit të drejtorëve dhe arsimtarë të Shkollës "Mehmet Akif" në Kosovë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi Bajram Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se aksioni është në zhvillim e sipër" dhe se "detajet do të publikohen pas përfundimit të tij".

Ndërkohë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) përmes një njoftimi për media ka kundërshtuar arrestimin e shtetasve turq në Kosovë.

“Autoritetet kosovare që synojnë të integrohen në demokracinë e përparuar, me këtë arrestim po e vënë në dyshim të skajshëm qëllimin dhe orientimin demokratik duke iu nënshtruar një kërkese autokratike dhe duke u rreshtuar në anën e përndjekësve politikë. Në këtë qërim hesapesh midis Erdoganit dhe Gylenit, Kosova duhet të mbajë qëndrim neutral duke respektuar standardet ndërkombëtare të drejtave të njeriut”, thuhet në një komunikatë të KMLDNJ-së.

Shkollat "Mehmet Akif" në Kosovë i përkasin Institucionit Arsimor Gylistan.

Ky i fundit ka kopshte, institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme në gjithë Kosovën.

Besohet se ato janë të frymëzuara nga Lëvizja Hizmet e Fethullah Gulenit, klerikut fetar turk, të cilin presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e fajëson për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet në Turqi, në vitin 2016.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit në Kosovë kanë deklaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se këto shkolla veprojnë në përputhje me ligjet e Kosovës.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Летний День именинника в ТРЦ «Нора»

В подмосковной Истре задержан арендатор частного дома, где произошел пожар

Ракова рассказала, сколько человек зарегистрировались на ЕГЭ в Москве

В Росгвардии дан старт Всероссийскому медиапроекту «Семейные ценности»

Музыкальные новости

V Общероссийская конференция «Устойчивое развитие этнокультурного сектора» представит калейдоскоп успешных практик в сфере социального проектирования

Футбол Беларуси. Минское «Динамо» сразилось с «Шахтером» из Солигорска

ЦСКА и МФТИ заключил соглашение о сотрудничестве

Собянин: В Москве не станут запрещать движение электросамокатов по тротуарам

Новости России

Лесной пожар потушили в Железнодорожном

Новый пешеходный переход появится на улице Агрогородок в Балашихе

Школьники и студенты из Подмосковья приняли участие в чемпионате «Абилимпикс»

Ходорковский признал, что нефтяная компания ЮКОС контролировалась британским кланом Ротшильдов

Экология в России и мире

АО "Желдорреммаш" проводит перезагрузку корпоративного проекта поддержки новаторских инициатив работников компании

В Астрахани прошли мероприятия, посвящённые Дню Победы

В РМАТ ПРОШЕЛ I БИЗНЕС-ФОРУМ ВЫПУСКНИКОВ РМАТ 1999-2023 ГОДА ВЫПУСКА, ПОСВЯЩЕННЫЙ 55-ЛЕТНЕМУ ЮБИЛЕЮ АКАДЕМИИ

Команда ювелирной сети «585*ЗОЛОТОЙ» приняла участие в благотворительном забеге от фонда «Антон тут рядом»

Спорт в России и мире

Фалей уступила в квалификации открытого чемпионата Франции по теннису

Российский теннисист Медведев опустится на строчку в рейтинге ATP

Рахимова на отказе соперницы вышла в четвертьфинал турнира в Рабате

Даниил Медведев идет третьим в чемпионской гонке ATP, Андрей Рублев — пятый

Moscow.media

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”

В РМАТ ПРОШЕЛ I БИЗНЕС-ФОРУМ ВЫПУСКНИКОВ РМАТ 1999-2023 ГОДА ВЫПУСКА, ПОСВЯЩЕННЫЙ 55-ЛЕТНЕМУ ЮБИЛЕЮ АКАДЕМИИ

Сон

Настольный сканер штрих-кодов Heroje H719N











Топ новостей на этот час

Rss.plus






В Подмосковье социальный статус получили 870 предпринимателей малого бизнеса

Путин подарил длинную версию Аurus королю Бахрейна

Путин и король Бахрейна продолжили переговоры в формате официального завтрака

Выставка «Имен связующая нить» откроется в Музее Победы 30 мая