Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kabuli mbledh komandantët e ushtrive të rajonit 

Në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, janë mbledhur shefat e ushtrive të rajonit në një konferencë për të diskutuar rreth bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit. 


Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Afganistanit, Daulat Waziri, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se shefat e ushtrive të 11-12 vendeve janë duke marrë pjesë në takim, për të cilin ai thotë se është ftuar nga Komanda Qendrore e SHBA-ve (CENTCOM).


Në këtë takim besohet se po marrin pjesë, ndër të tjerësh, edhe drejtuesi i CENTCOM-it, Gjenerali Joseph Votel, pastaj komandanti i forcave amerikane në Afganistan, Gjenerali John Nicholson, si dhe komandanti i ushtrisë së Pakistanit, Gjeneral Qamar Javed Bajwa.


Pakistani ka qenë nën presion të shtuar nga Afganistani dhe SHBA-të për të ndërmarrë veprime kundër militantëve që veprojnë në këtë vend. Islamabadi mohon se po strehon grupe militante që ndërmarrin sulme në Afganistan.


“Besoj se më në fund Pakistani do të dorëzohet para presionit ndërkombëtar dhe do t’i bashkohet luftës kundër terrorizmit,” ka thënë Waziri.


Kurse në Bruksel, ambasadori i SHBA-ve në NATO, ka kërkuar nga Pakistani që të “punojë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, që të ndalojë aktivitetet e talibanëve.”


“Pakistani e ka një mundësi që të bëhet forcë e rëndësishme nëse ata dëshirojnë,” Kay Bailey Hutchison u ka thënë gazetarëve para takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s, që planifikohet të mbahet më 14 dhe 15 shkurt.


“Hapi i ardhshëm për ta është që të punojmë me ne, të shohin si mund t’i ndalojnë aktivitetet terroriste të talibanëve dhe të bëhen pjesë e një Afganistani të bashkuar, që do të ishte një fqinj i fuqishëm për Pakistanin,” ka shtuar Hutchison.


Qeveria në Kabul e përkrahur nga vendet perëndimore e ka pasur të vështirë t’i shmangë talibanët dhe grupet e tjera militante që kur shumica e trupave të NATO-s janë larguar nga vendi më 2014.


Në konferencën në Kabul pritet që të diskutohet edhe për tregtinë me narkotikë në rajon.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus