Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Trump uron 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.


Në letrëm që ia ka dorëzuar ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, thuhet se "gjatë dhjetë vjetëve të kaluar, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit të saj dhe të demokracisë multietnike".


"Teksa mbetet punë për t’u bërë, ne duartrokasim përparimin tuaj", ka thënë Trump në letrën e urimit.


"Derisa shteti juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura ta ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e themelit të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit. Në këtë mënyrë, Kosova do të bëjë hapa të mëtejmë drejt integrimit në Komunitetin Perëndimor të Kombeve", ka thënë Trump.


Ai po ashtu ka theksuar se SHBA e sheh Kosovën si partner të rëndësishëm, ndërsa Thaçi e ka falënderuar atë "për urimet e përzemërta dhe përkushtimin e tij për Kosovën".


"Populli ynë është me shumë me fat që ka një shtet mik kaq të fuqishëm, si SHBA", ka thënë Thaçi në një postim në Facebook.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus