Мы в Telegram
Добавить новость

Воробьев рассказал о последствиях атаки дрона в Балашихе

Эмитенты потянулись на север // СПБ Биржа и СПВБ привлекают IPO

Медведев заявил, что РФ близка к установлению отношений с талибами

"Зенит" стал самым посещаемым клубом Восточной Европы сезона-2023/24

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Publikohet memorandumi kundërthënës në SHBA, akuzohet FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë

Publikohet memorandumi kundërthënës në SHBA, akuzohet FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë

Republikanët e Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve kanë publikuar një memorandum kundërthënës, i cili akuzon FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë, të kenë qenë paragjykues kundër presidentit amerikan, Donald Trump.

Memorandumi me katër faqe i publikuar më 2 shkurt, supozon se FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë në mënyrë të padrejtë kanë dhënë leje për të vëzhguar këshilltarin në fushatën e Trumpit, Carter Page, i cili ka pasur kontate të zgjeruara me Rusinë.

Në dokument thuhet se gjetjet “rrisin shqetësime për ligjshmërinë” për hapat e FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë dhe “përfaqësojnë një shkelje të procesit ligjor”.

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë duke thënë se memorandumi “ka rritur shqetësime serioze për integritetin e vendimeve të marra nga nivelet më të larta të Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së”.

Pak kohë pas publikimit të memorandumit, disa demokratë të Kongresit kanë paralajmëruar se Trump mund të nxisë “krizë kushtetuese” nëse përdor përmbajtjen e memorandumit si pretekst për të shkarkuar këshilltarin special, Robert Mueller, i cili është duke hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, apo ndonjë bashkëpunim në mes të personave të afërm të Trumpit dhe Rusisë.

Demokratët, po ashtu, kanë thënë se do të publikojnë memorandumin e tyre javën e ardhshme.

“Ajo çfarë është duke ndodhur në shtetin tonë është e turpshmë”, ka thënë Trump, duke informuar se ka qenë ai që ka deklasifikuar memorandumin.

“Shumë persona duhet të turpërohen”, ka thënë ai duke sulmuar zyrtarë të këtyre dy trupave.

Pas publikimit të memorandumit, Avokati i Përgjithshëm i Trumpit, Jeff Sessions, ka thënë se ai ka “besim të madh në burrat dhe gratë” e Departamentit të Drejtësisë.

Burime nga Shtëpia e Bardhë kanë thënë se pavarësisht paralajmërimit të drejtorit të FBI-së, Christopher Wray, e ardhmja e të cilit tani është e paqartë, Trump ka autorizuar publikimin e memorandumit.

Ky dokument është shkruar nga republikanët në Komitetin e Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, të udhëhequr nga përfaqësuesi, Devin Nunes, i cili njihet si alet i Trumpit.

Ai njihet edhe si kritk i FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë, të cilët janë duke hetuar ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Në këtë memorandum dyshohet se FBI-ja është mbështetur në një dosje të paguar nga rivalët politikë të Trumpit, Komiteti Kombëtar Demokratik, dhe fushata e Hillary Clintonit për të miratuar leje për monitorimin e Page-it.

Po ashtu, thuhet se autori i dosjes, ish-agjenti i Inteligjencës britanike, Christopher Steele, i ka thënë një zyrtari të Departamentit të Drejtësisë se ai ishte i “dëshpëruar” për të parandaluar fitoren e Trumpit.

Në këtë dokument pretendohet se zëvendësi i drejtorit të FBI-së, Andrew McCabe, që ka dhënë dorëheqje së fundmi, i ka thënë Komitetit, se FBI-ja nuk do të kërkuar autorizim për të vëzhguar Page pa pasur informacion paraprak nga dosja.

Më 31 janar, FBI-ja ka kundërshtuar hapur publikimin e memorandumit, duke thënë se demonstrohet “mungesë e materialeve, që ndikon në mënyrë thelbësore në saktësinë e dokumentit”.

Demokratët kanë thënë se memorandumi është i redaktuar në mënyrë selektive nga republikanët për të larguar vëmendjen nga hetimet e Komitetit për ndërhyrjen ruse në zgjedhje.

Demokratët e Komitetit të Inteligjencës kanë thënë se shpresojnë në publikimin e memorandumit të tyre më 5 shkurt.

“Shkarkimi i zëvendësavokatit të përgjithshëm, Rod Rosenstein, apo këshilltarit special, Robert Mueller do të rezultonte me krizë kushtetuese e cila nuk është parë që nga Masakara e së Shtunës Mbëma”, kanë thënë ata duke iu referuar skandalit Uatergejt më 1970 në kohën e presidentit Richard Nixon.

Senatori Demokratik, Mark Warner, anëtar i Komitetit të Senatit për Inteligjencë ka thënë pas publikimit të dokumentit se ky hap është “i rrezikshëm për sigurinë tonë kombëtare”, derisa senatori tjetër demokrat, Ben Cardin, ka thënë se “presidenti edhe një herë ka zgjedhur politikën në vend të sigurisë kombëtare”.

Më herët gjatë ditës së premte përmes një postimi në Twitter, Trump ka thënë se “udhëheqësia e lartë dhe hetuesit e FBI-së dhe Deparamentit të Drejtësisë kanë politizuar procesin hetues në favor të demokratëve dhe kundër republikanëve, diçka që do të ishte e pamenduar vetëm pak kohë më parë”.

Mirëpo, ligjëvënësi republikan, senatori, John McCain, ka paralajmëruar republikanët për sulmet e tyre ndaj FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë, duke thënë se sulmet e tilla vetëm ndihmojnë në fuqizimin e presidentit rus, Vladmir Putin.

“Zyrtarët e zgjedhur të kombit tonë, duke përfshirë presidentin, duhet të ndalen së shikuari këtë hetim përmes syrit politik dhe prodhimit të hijeve partizane. Nëse ne vazhdojmë të shkatërrojmë sundimin e ligjit, jemi duke e bërë kryer punën e Putinit”, ka thënë McCain përmes një deklarate.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Свыше 400 студентов ждут компании ОЭЗ «Технополис ...

Летом ульяновцы смогут по вечерам встречаться с прославленным актером-земляком Денисом Юченковым

Специалист по образованию Ремезова: высшее образование онлайн подходит не всем

Названы регионы, где средние зарплаты превышают 150 тысяч рублей

Музыкальные новости

Сати Казанова, Ирина Нельсон, рэпер Gazan и другие артисты высказались о медитации

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о цифровизации бизнеса

Посол Антонов: Байден оскорбляет весь народ России в нападках на Путина

Бурятский театр кукол "Ульгэр": Россия, Культура, Театр, Дети, Новости - выступление в Иволгинском буддийском дацане на конкурсе по бурятскому языку

Новости России

Хищение двух триллионов рублей у россиян предотвратили банки

Баскетболистки из Мытищ стали серебряными призерами первенства России

Истории и традиции праздников, отмечаемых 28 мая

Прокуратура потребовала посадить криминального авторитета Шишкана пожизненно

Экология в России и мире

Новая зубная паста Revyline ChocoWhite для укрепления эмали доступна на сайте магазина Ирригатор.ру

Группа Продовольствие стала победителем конкурса «Экспортер года Алтайского края» по итогам деятельности предприятий за 2023 г.

Ballet Seasons: новая капсула SELA, вдохновленная миром балета

«Гениальная идея!»: звезды о новом музыкальном лейбле Детского радио

Спорт в России и мире

Янник Синнер: «Нужно наслаждаться давлением, потому что мы не врачи, которые оперируют людей»

Россиянка Рахимова вышла в полуфинал турнира WTA в Рабате

Теннисист Хачанов отреагировал на возможное отстранение от Олимпиады

Российский теннисист Сафиуллин опустился на две позиции в рейтинге ATP

Moscow.media

Вечернее Подмосковье.

Осень в деревне....

Компании Группы "Интеррос" взяли ряд наград премии FINAWARD

Исполнитель хита “На Заре 2020” Сергей АРУТЮНОВ оживил ещё один хит из 20-го века и выпустил песню “Лететь” вместе с её создателями - группой Амега.











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Суд оштрафовал «Иви» на 1,2 миллиона рублей за фильмы со сценами ЛГБТ

"Зенит" стал самым посещаемым клубом Восточной Европы сезона-2023/24

Эмитенты потянулись на север // СПБ Биржа и СПВБ привлекают IPO

ICT.Moscow обновил отраслевой спецпроект об информационной безопасности