Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Sulm i përgjakshëm i talibanëve në Kabul

Disa persona kanë sulmuar me armë zjarri një hotel në Kabul, duke luftuar me forcat e sigurisë për 12 orë.


Ministria e Brendshme ka thënë se rrethimi i përgjakshëm në Hotelin International ka përfunduar me të paktën tre sulmues dhe pesë civilë të vdekur.


Një person i huaj ka qenë në mesin e të vdekurve.


Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, në të cilin janë lënduar edhe gjashtë persona të tjera, duke përfshirë tre zyrtarë policorë.


Më shumë se 150 persona, duke përfshirë 40 të huaj, janë liruar nga personeli i sigurisë së hotelit, pasi ka përfunduar sulmi, që ka nisur ditën e djeshme.


Është raportuar se katër persona kanë sulmuar me armë zjarri.


Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish, ka thënë se forcat e sigurisë kanë hyrë në çdo dhomë për t’u siguruar se nuk gjendet ndonjë sulmues.


Më herët, zyrtarët e sigurisë në Afganistan kanë thënë se katër persona me armë zjarri kanë sulmuar hotelin, duke hyrë në kuzhinë dhe duke drejtuar të shtëna drejt mysafirëve.


Një tjetër zëdhënës i ministrisë së Brendshme ka thënë se gjatë asaj kohe ka qenë duke u zhvilluar një ceremoni e martesës, mirëpo të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë të sigurtë.


Ky hotel ka qenë cak i një tjetër sulmi më 2011.


Gjatë sulmit të atij viti me bombë vetëvrasëse kanë vdekur 21 persona, në mesin e tyre të paktën 10 civilë.


Qeveria e mbështetur nga Perëndimi në Kabul është përballur me sulme të talibanëve dhe grupeve të tjera militante, prej tërheqjes së trupave të NATO-s më 2014.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus