Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Pakistani ndihet "i tradhtuar" nga akuzat e SHBA-së për luftimin e terrorizmit

Shef i ushtrisë së Pakistanit, Qamar Javed Bajwa, i ka thënë një gjenerali amerikan se kombi i tij ndihet “i tradhtuar”, nga kritikat amerikane se nuk është duke bërë mjaftueshëm për të luftuar terrorizmin, e cila ka shtyrë Uashingtonin për të pezulluar ndihmat ushtarake për Islamabadin.


Përmes një deklarate më 12 janar, thuhet se gjenerali Bajwa, i ka thënë shefit amerikan të Komandës Qendrore, Joseph Votel, përmes një bisede telefonike se “i gjithë kombi pakistanez është ndjerë i tradhtuar nga deklaratat e fundit të Shteteve të Bashkuara, pavarësisht disa dekadave bashkëpunim”.


Bajwa, i ka thënë Votelit, se Pakistani nuk do të kërkojë të kthejë ndihmën ushtarake amerikane, mirëpo “kërkon një njohje të ndershme të kontributit tonë, sakrificave për të luftuar kundër terrorizmit”, thuhet në deklaratë.


Presidenti amerikan, Donald Trump më 1 janar, e ka akuzuar Pakistanin “për gënjeshtra dhe mashtrim”, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të pezullojnë rreth 2 miliardë dollarë në ndihma ushtarake, derisa Islamabadi të marrë hapa konkretë kundër talibanve afganë dhe militantëve të grupit Haqqani, të cilët sipas tij kanë gjetur streha të sigurta brenda kufijve të Pakistanit.


Komanda Qendore amerikane nuk ka dhënë ndonjë koment për bisedën, por ka deklaruar se ushtria amerikane është në “komunikim të vazhdueshëm” me ushtrinë e Pakistanit.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus