Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Johnson: Britania nuk mund t'i injorojë veprimet e Rusisë

Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson ka thënë se Londra nuk mund të injorojë ndërhyrjen ruse në zgjedhje gjithandej nëpër botë, aksionet e saj në Ukrainë apo persekutimin e personave gejë në Çeçeni.


Johnson i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media në Moskë, pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.


Lavrov ka thënë se ai biseduar me Johnsonin rreth normalizimit të marrëdhënieve.


Kjo është vizita e parë e një ministri të Jashtëm britanik në Rusi në pesë vitet e fundit, pas ngritjes së tensioneve në mes të dy shteteve.


Kjo ka ndodhur edhe për shkak të dallimeve në qëndrime për Ukrainën dhe Sirinë si dhe supozimet se Rusia ka ndërhyrë në politikë të brendshme në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.


Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza.


Lavrov ka thënë se dëshiron që bisedat të tregojnë “hapa konkretë” në rregullimin e kontakteve.


“Marrëdhëniet tona, nuk është sekret tashmë se janë në pikë shumë të ulët”, ka thënë Lavrov.


Johnson ka thënë se dy kombet duhet të bashkëpunojnë për të ruajtur marrëveshjen bërthamore me Iranin, rreth kërcënimeve të Koresë Veriore nga programi i raketave dhe arritja e paqes në Siri.


“Këto janë kohëra të vështira për marrëdhëniet në mes të Britanisë së Madhe dhe Rusisë, ashtu siç tha ministri Lavrov, nuk mund t'i injorojmë vështirësitë, nuk mund të pretendojmë se nuk ekzistojnë sepse nuk kemi përceptime të njëjëta për çështjet në Ukrainë, Ballkanin Perendimor, apo siç ka thënë edhe kryeministrja britanike, Theresa May për aktivitetet ruse në kibernetikë. Dhe po, ne ngrisim zërin për komunitetin LGBT në Çeçeni dhe çdo vend, njerëzit e presin këtë nga ne”, ka thënë Johnson.


Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, një kritike e madhe e Johnsonit ka fajësuar Britaninë pë relacionet e tensionuara.


Zakharova e ka cilësuar më parë Johnsonin si joprofesional.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus