Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

MASHTI planifikon t'u ndajë mjete prindërve të nxënësve për blerjen e librave

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI) po e shqyrton mundësinë t’ua transferojë paratë prindërve në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor, ka thënë të hënën ministrja Arbërie Nagavci.


Duke folur në një konferencë për media më 21 gusht në Prishtinë, Nagavci tha se furnizimi i nxënësve me tekste shkollore nga MASHT-i ka qenë “mjaft sfidues” në vitet e mëparshme, për shkak se “ky proces ka qenë jo gjithmonë i drejtë dhe cilësor”.


Ministria ofron tekstet çdo vit për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ndërkaq për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën një vit ofrohen tekstet e reja, ndërsa vitin tjetër shfrytëzohen të njëjtat tekste, tha Nagavci.




Deri tani, Ministria i ka blerë librat direkt nëpër shtëpi botuese, nga ku ato u janë shpërndarë nxënësve nëpër shkolla.


Por MASHTI synon ta ndryshojë strategjinë dhe do të vendosë brenda pak ditëve për planin e ri për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit.


“Sivjet po shqyrtojmë mundësinë që transferimi i mjeteve për sigurimin e teksteve shkollore, sipas obligimit ligjor të Ministrisë së Arsimit, të bëhet në llogari të prindërve dhe të njëjtit t’i blejnë tekstet për fëmijët e tyre. Shumë shpejt, brenda dy a tri ditëve do të vendoset për këtë”, tha Nagavci.


Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, tha se menjëherë kanë filluar ankesat dhe shqetësimet e prindërve, për shkak se kjo e “vështirëson situatën financiare”.


“Pasi kam lexuar shkrimin në media kam telefonuar në ministri dhe kam marr informata për këtë çështje dhe kam përcjell brengat dhe shqetësimet e prindërve. Ende nuk është definitive, pasi më është thënë, se deri në fund të javës do të vendoset se si do të rregullohet kjo çështje”, tha Dragusha për Radion Evropa e  Lirë.


Në cilën do formë, tha ai, tashme është krijuar një “kaos” tek prindërit dhe fëmijët, sepse fillimi i vitit të ri shkollor është edhe 10 ditë, dhe ende nuk është e qartë se a do siguron ministria falas librat apo do i blejnë prindërit e tyre.


Prindërve do t‘iu duhet të aplikojnë në platformën online të Qeverisë, E-Kosova, për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.


Ajo tha se ka pasur raste kur raportet e recezentëve ishin “të mangëta dhe jo në nivelin e duhur”.




“Lgjislacioni në fuqi obligon kontrata të negociuara dhe jo rrallëherë kemi parë edhe raste të keqpërdorimeve. Ka pasur dallime tepër të mëdha të çmimeve të teksteve shkollore, kemi pasur jo vetëm dallim nga viti në vit, por edhe dallime për tekstet e të njëjtës klasë nga shtëpitë e ndryshme botuese me çmime."


Duke folur për arsyet e këtij vendimi Nagavci shpjegoi se kemi pasur edhe raste të cilat MASHTI i ka adresuar te organet e hetuesisë.


"Kemi pasur raste kur një tekst një vit është shitur 3 euro, pastaj në vitin vijues mbi 12 euro”, shtoi ajo.


Viti i ri shkollor në Kosovë do të nisë më 1 shtator.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus