Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Forcat somaleze i japin fund sulmit të al-Shabab që shkaktoi të paktën 21 viktima

Forcat e sigurisë në Somali i dhanë fund të dielën një sulmi vdekjeprurës në një hotel në kryeqytetin Mogadishuë, ku u vranë të paktën 21 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.


Forcave somaleze iu deshën më shumë se 30 orë për të neutralizuar luftëtarët që kishin sulmuar ditën e premte hotelin Hayat në Mogadishu në një sulm me armë që filloi me shpërthime të forta.


Sipas autoriteteve policore luftimet përfunduan rreth mesnatës së të shtunës.


"Gjatë sulmit, forcat e sigurisë shpëtuan shumë civilë të bllokuar në hotel, përfshi gra dhe fëmijë," deklaroi zëdhënësi i policisë Abdi Hassan.


Policia ende nuk ka dhënë një shpjegim të detajuar se si ndodhi sulmi. Mbetet e paqartë se sa persona të armatosur hynë në hotel, ndërsa mediat lokale raportuan se sulmi u parapri nga të paktën dy shpërthime në hyrje të hotelit.


Autoritetet shëndetësore bënë të ditur se disa dhjetëra persona po trajtoheshin për lëndime në spitalet lokale, me disa ndodheshin në gjendje kritike. Ismail Abdi, menaxheri i hotelit, tha për agjencinë e lajmeve AP se forcat e sigurisë po punonin ende për të pastruar zonën.




Disa persona u mblodhën jashtë portave të hotelit të dëmtuar rëndë të dielën në mëngjes, duke vëzhguar skenën.


Grupi ekstremist islamik al-Shabab, i cili ka lidhje me al-Kaedën, mori përgjegjësinë për sulmin, në përpjekjet më të fundit për të goditur vendet e vizituara nga zyrtarët qeveritarë.


Sulmi në hotel është incidenti i parë i madh terrorist në Mogadishu që kur lideri i ri i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, mori pushtetin në maj.


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e dënoi sulmin, sipas deklaratës së një zëdhënësi që tha se OKB-ja mbështet popullin e Somalisë "në luftën e tyre kundër terrorizmit dhe marshimin e tyre drejt paqes".

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus