Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Stoltenberg hedh poshtë largimin e nxituar të NATO-s nga Afganistani

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca ushtarake nuk do të largohet nga Afganistani derisa të plotësohen kushtet e sigurisë, meqë dhuna në rritje është duke kërcënuar ndërprerjen e bisedimeve të brendshme për paqe, që po zhvillohen në Katar.


“Ne kemi shkuar në Afganistan bashkë, do të ndryshojmë bashkë dhe kur të jetë koha, kur të plotësohen kushtet, do të largohemi së bashku në mënyrë të koordinuar. Ky është përkushtim i të gjithë aleatëve dhe unë jam plotësisht i sigurt që të gjithë aleatët do ta zbatojnë këtë përkushtim”, ka thënë Stoltenberg para gazetarëve në Bruksel të mërkurën, pak para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s.


NATO-ja ka drejtuar përpjekjet ndërkombëtare për siguri në Afganistan nga viti 2003, dy vjet pasi koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka larguar talibanët nga pushteti.


Aktualisht në Afganistan janë 12,000 trupa të NATO-s, që kryejnë trajnime dhe u ndihmojnë forcave kombëtare të sigurisë.


Më 7 tetor, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se dëshiron që të largojë të gjithë trupat amerikane nga Afganistani deri më 25 dhjetor, mirëpo Këshilltari i tij për Siguri Kombëtare, Robert O'Brien, ka thënë javën e kaluar se trupat amerikane do të tkurren në 2,500 në fillim të vitit të ardhshëm.


Ndërkohë, militantët talibanë kanë shtuar sulmet nëpër Afganistan, ndonëse ky grup është duke zhvilluar bisedime për paqe me negociatorët qeveritarë në Doha të Katarit.


Bisedimet “ofrojnë mundësinë më të mirë për paqe në gjenerata”, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se “ato duhet të ruajnë arritjet e bëra në dekadat e fundit, përfshirë gratë dhe vajzat”.


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, u ka bërë thirrje talibanëve “që të zbatojnë përkushtimet e tyre, të ulin dhunën dhe t’i hapin rrugën armëpushimit”.


“Ata duhet të ndalin të gjitha lidhjet me Al-Kaidën dhe grupet tjera terroriste ndërkombëtare. Ata duhet të negociojnë me besim të mirë”, ka shtuar ai.


Bisedimet e brendshme për paqe në Afganistan janë rezultat i marrëveshjes së nënshkruar mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve në Doha në muajin shkurt.


Sipas kësaj marrëveshjeje, forcat e huaja duhet të largohen nga Afganistani deri në maj të vitit 2021, në këmbim të garancive të talibanëve për luftim të terrorizimit.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus