Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Filmit "Exil" të regjisorit Visar Morina i ndahet çmimi kryesor në Festivalin e Sarajevës

Filmi “Exil” i regjisorit nga Kosova, Visar Morina, ka fituar çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Sarajevë.


Çmimi “Zemra e Sarajevës” iu nda filmit “Exil” në ceremoninë që u mbajt online për shkak të pandemisë së COVID-19.


Morina është një regjisor që ka fituar disa çmime në festivale të ndryshme. Ai ka lindur në Kosovë por jeton dhe punon në Gjermani.


Filmi “Vera dreams of the sea”, i regjisores nga Kosova, Kaltrina Krasniqit, i cili është në fazën e postproduksionit, u shpërblye me çmimin “Post Republic”. Ky film ishte pjesë e programit “Work in Progress”, të festivalit.


Çmimi për regjisorin më të mirë, iu nda Ru Hasanov, për filmin "The Island Within”.


“Zemra e Sarajevës” për aktoren më të mirë u fitua nga Marija Shkariçiq për rolin në filmin "MARE", me regji të Andrea Shtaka, dhe për aktorin më të mirë, Vangelis Mourikis në filmin " Digger" me regji të Georgis Grigorakis.


Këtë vit garuan 49 filma për çmimet "Zemra e Sarajevës" në kategoritë e filmave artistikë, dokumentarë, të shkurtër dhe studentorë.


Në Festival këtë vit u shfaqen 187 filma nga 56 vende në katërmbëdhjetë programe.


Prej tyre 64 u shfaqen si premierë botërore.


Festivali i Filmit në Sarajevë është themeluar gjatë luftës në Bosnje në vitet 1990 dhe prej atëherë është kthyer në industrinë më të madhe të kësaj fushe në rajon. Në këtë festival rregullisht kanë marrë pjesë emra të njohur të kinematografisë botërore. Njihet si një ndër festivalet më të njohura të filmit në Evropë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus