Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Sulmet ajrore amerikane shënjestrojnë talibanët në Afganistan

Ushtria amerikane ka thënë se ka nisur sulmet e para ajrore kundër talibanëve prej kur është arritur pajtueshmëri për armëpushim nga forcat militante dhe ato afgane muajin e kaluar.


Dy fazat e sulmeve kanë ndodhur më 4-5 qershor në dy provinca të ndryshme afgane, ka thënë zëdhënësi ushtarak amerikan, Sonny Leggett.


Në zonat tjera, është raportuar për 10 zyrtarë afganë të vdekur më 5 qershor, në një sulm për të cilin janë fajësuar talibanët.


Ky grup militant pati njoftuar për armëpushim treditor me forcat afgane, që ka përfunduar më 26 maj, për Festën e Bajramit.


Prej asaj kohe, është vërejtur ulje e shkallës së dhunës në gjithë Afganistanin, andaj Kabuli ka thënë se është gati për nisur bisedimet për paqe afatgjatë.


Uashingtoni ka nënshkruar marrëveshje me talibanët në muajin shkurt, në të cilën është zotuar për tërheqje të trupave amerikane, në këmbim të nisjes së bisedimeve të brendshme mes palëve me qëndrime të kundërta në Afganistan.


Ky pakt është arritur pas nëntë raundeve të bisedimeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve në Katar.


Aktualisht, në Afganistan janë 13 mijë trupa amerikane.


Forcat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequra nga SHBA-ja kanë pushtuar Afganistanin në vitin 2001, duke larguar nga pushteti talibanët.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus