Kosova ka pranuar një dërgesë me sisteme raketore kundërtanke OMTAS nga Turqia, thanë autoritetet më 6 janar.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se kjo dërgesë ishte kontraktuar me prodhuesin shtetëror turk, Roktesan, në dhjetor të vitit 2023.
“OMTAS [Orta Menzilli Tanksavar Silah] është një sistem modern raketor antitank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake”, tha Maqedonci. Читать дальше...