Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Rama: Dialog, jo zgjedhje të parakohshme

 Kryeministri i Shqipërisë,Edi Rama, u është drejtuar qytetarëve përmes një transmetimi direkt ku foli për protestën e opozitës, dorëzimin e mandateve të deputetëve nga ana tyre dhe kërkesat për zgjedhje të parakohshme.


Ai tha se kjo është ditë e keqe për demokracinë shqiptare, duke iu referuar si “zgjedhje destruktive” dhe “e dhimbshme për produktivitetin e jetës politike” heqjes dorë nga mandatet e opozitës në Kuvend.


Kryeministri Rama shtoi se ky veprim mund të jetë një goditje fatale për çeljen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian këtë vit. 


Ai, gjithashtu, tha se Qeveria është e gatshme të hapë dialog me opozitën, në shërbim të demokracisë dhe forcimit të institucioneve.


Megjithatë, Rama shtoi se nuk mund të imponohen zgjedhjet e parakohshme, meqë këtë qeveri e ka vendosur populli me vota.


"Jemi gati të ulemi dhe të dialogojmë për gjithçka që i shërben forcimit të demokracisë të vendit dhe institucioneve. Ama një nga shumëçka(të) që mund të diskutohen dhe që mund t’i shërbejë realisht forcimit të demokracisë, nuk është as retorika e dhunshme, as dhuna mbi institucionet, as imponimit me dhunë të ndryshimit të raporteve politike të vendosura nga populli me votë. Dhe, pa dyshim, as ndërprerja e një mandati legjitim qeverisës përmes një kamikazërie politike”, tha Rama. 


Të enjten, mijëra qytetarë të Shqipërisë protestuan kundër Qeverisë duke kërkuar largimin e kryeministrit, Edi Rama.


Kjo protestë u organizua nga opozita shqiptare, e cila ka djegur mandatet e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.


Ky veprim është kritikuar nga misionet diplomatike ndërkombëtar me seli në Tiranë, të cilat thonë se një veprim i tillë dëmton konsolidimin e demokracisë së vendit.


Partia Socialiste në Shqipëri, e drejtuar nga Edi Rama, udhëheq vendin me shumicë, pa koalicion dhe ka 78 ulëse në Parlament. 


 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus