Disa të vdekur nga zjarri në dy anije në Detin e Zi
"Katërmbëdhjetë njerëz janë shpëtuar. Nëntë trupa janë nxjerrë nga uji," tha një zëdhënës i Agjencisë Federale të Rusisë për Trransport Detar dhe Lumor.
Kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë, thanë autoritetet.
Një anije është cisternë me gaz dhe zjarri njoftohet se ka pasuar një shpërthim që i ka vënë flakën edhe anijes tjetër.
Njëra anije quhet Kandy dhe ka 17 pjesëtarë turq dhe indianë të ekuipazhit, ndërsa tjetra është Maestro me 14 marinarë.
Ngushtica Kërç është një skenë e tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës.