Pesë persona vdesin si pasojë e një aksidenti në Serbi
Të paktën 30 persona janë plagosur në këtë përplasje, e cila ka ndodhur më 21 dhjetor.
Policia ka thënë se duket që “moskoncentrimi” i shoferit të autobusit mund të ketë shkaktuar këtë aksident.
Doktorët në qytetin Nish kanë thënë se dy nga viktimat po luftojnë për jetë, për shkak të plagëve të marra.
Televizioni shtetëror serb ka thënë se autobusi ka qenë duke bartur disa nxënës për në shkollë.
Në një video shihet se autobusi pothuajse është ndarë në dysh.