Rifillojnë fluturimet në aeroportin Gatwick të Londrës
Dhjetëra mijëra pasagjerë, mbeten të bllokuar në aeroport në pamundësi për të vijuar udhëtimet.
“Pista e Gatwick është aktualisht në dispozicion dhe një numër i kufizuar i aeroplanëve janë planifikuar për nisje dhe mbërritje” u tha në deklaratën e aeroportit, të premtën në mëngjes.
Por deklarata u bëri thirrje pasagjerëve të kontrollojnë statusin e fluturimit përpara se të shkojnë në aeroport "pasi nisjet dhe ardhjet do të jenë subjekt i vonesave dhe anulimeve".