Çeki: 13 të vdekur nga shpërthimi në një minierë
11 nga të vdekurit janë punëtorë me përkatësi polake ndërsa dy janë çekë.
10 minatorë tjerë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi në minierën pranë qytetit Karvina të Çekisë.
Më parë, numri i të vdekurve qëndronte në pesë.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki dhe homologu i tij çek, Andrej Babis, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave. Të dy udhëheqësit pritet të mbërrijnë në minierë të premten.