Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Khamenei kërkon mobilizim për të tejkaluar sanksionet amerikane

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se vështirësitë ekonomike të shtetit të tij kanë qenë më shumë rezultat i “keqmenaxhimit” dhe jo vetëm presionit amerikan.


“Më shumë se sanksionet amerikane, keqmenaxhimi është duke bërë presion te banorët iranianë”, është cituar të ketë thënë Khamenei më 13 gusht, i cili thotë fjalën e fundit në të gjitha çështjet në Iran.


“Me menaxhim më të mirë dhe planifikim ne mund t’iu rezistojmë sanksioneve dhe t’i tejkalojmë ato”, ka shtuar ai.


Irani është përballur me probleme ekonomike prej tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga pakti bërthamor i vitit 2015, që ka Teherani me fuqitë botërore, çka ka rezultuar me rënie të valutës iraniane.


Protestat në rrugët e Teheranit janë shtuar ditët e fundit, për shkak të inflacionit të lartë dhe dyshimeve për korrupsion.


Më 7 gusht, Shtetet e Bashkuara kanë nisur zbatimin e sanksioneve në ekonominë iraniane, të cilat ishin hequr për shkak të marrëveshjes bërthamore, e cila parasheh heqje të sanksioneve në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor nga ana e Teheranit.


Pas largimit të SHBA-së nga ky pakt, vala e dytë e sanksioneve amerikane në Teheran pritet të zbatohet në fillim të muajit nëntor.


Zyrtarët iranianë kanë dënuar masat amerikane, duke i cilësuar “unilateralizëm amerikan” dhe kanë fajësuar “armiqtë” për rënie të valutës kombëtare.


“Njerëzit e korruptuar duhet të ndëshkohen ashpër”, ka thënë Khamenei, i cili javën e kaluar ka pranuar një kërkesë të gjyqësorit për të themeluar gjykata speciale, të cilat do të shqyrtojnë krimet financiare.


Më 12 gusht, zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhossein Mohseni Ejei, ka thënë se 67 persona janë arrestuar në javët e fundit, derisa rreth 100 personave tjerë u është ndaluar largimi nga shteti.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus