Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Më shumë se 70 përqind e maturantëve kalojnë provimin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, ka publikuar rezultatet e testit të Maturës Shtetërore 2018. Sipas këtyre rezultateve, provimin e kanë kaluar 73.3 përqind e maturantëve.


Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqri Bytyqi, ka bërë të ditur gjatë një konference për media se rezultatet e testit janë reale.


“Synimi jonë në këtë test të maturës ka qenë që të japë rezultate të sakta, në mënyrë që nga kjo bazë reale të shohim se çfarë është e nevojshme të bëhet në shkolla për ngritjen e cilësisë në arsim”, theksoi Bytyqi.


Ai ka bërë të ditur se për shkak të shkeljeve që janë konstatuar gjatë mbajtjes së testit të maturës janë anuluar testet e 87 nxënësve, ndërsa janë larguar nga procesi i administrimit 8 zyrtarë, të cilët kanë bërë shkelje gjatë procesit të testit.


Për dallim nga ky vit, kalueshmëria e Provimit të Maturës në vitin 2017 ishte 83.5 për qind.


Ky provim vlerëson arritjet e njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve, të cilat i kanë fituar në mësimet parauniversitare, në përputhje me kurrikulën e Republikës së Kosovës.


Përfundimi me sukses i këtij testi mundëson më pas aplikimin për studime në universitet.


Pragu i kalueshmërisë në provimin e maturës shtetërore sipas Ligjit për këtë test është 40 përqind.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus