Spanja shkarkon menaxherin në prag të Kupës së Botës
Vendimi i Spanjës vjen dy ditë para ndeshjes së saj me Portugalinë në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit.
Real Madrid njoftoi të martën se Lopetegui do të pasojë Zinedine Zidane me një kontratë trevjeçare.
Federata e Futbollit e Spanjës tha se e ka shkarkuar Lopeteguin pasi ai ka bërë negociata pa e informuar këtë federatë.
Drejtori i sporteve i Spanjës, Fernando Hierro, do të marrë përgjegjësinë gjatë Kupës së Botës.
Kjo ngjarje nis të enjten në Rusi.