Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

VV i fton të gjitha partitë në tryezën e radhës, përveç Listës Serbe 

Lëvizja Vetëvendosje do të jetë nikoqire e tryezës së radhës me partitë politike, e cila do të mbahet më 25 maj.


Vetëvendosje konfirmoi se do t’i ftojë të gjitha partitë politike që janë të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 


Në këtë tryezë do të ftohet edhe Partia Socialdemokrate e Kosovës, udhëheqjen e së cilës, ditë më parë, e mori kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili deri vonë ishte nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.


Ftesën për të gjitha subjektet politike e konfirmuan për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Vetëvendosjes.


“Për tryezën që do të mbahet të premten, Sekretariati për Marrëdhënie me Jashtë është duke përgatitur ftesat për të gjitha subjektet politike të regjistruara në KQZ dhe që e njohin pavarësinë e Kosovës”, tha anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Tinka Kurti.


Por, ftesë nuk do t’i dërgohet subjektit politik serb, Lista Serbe, u konfirmua nga ky subjekt politik.


Vetëvendosje vazhdimisht ka kundërshtuar mënyrën e veprimit të Listës Serbe, pasi, sipas saj, kjo parti i përfaqëson interesat e Beogradit dhe jo të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.


Vetëvendosje ka njoftuar se më 25 maj do të organizojë tryezën e titulluar “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”.


Sipas Vetëvendosjes, përmes kësaj tryeze do të synohet arritja e konsensusit “për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus