Thaçi: Ratifikimi i Demarkacionit forcon të ardhmen euro-atlantike të Kosovës
Përmes një postimi në Facebook, presidenti Thaçi tha se vota e sotme e deputetëve ishte veprim që garanton dhe forcon të ardhmen euro-atlantike të Kosovës dhe i hap “rrugë shumë proceseve të rëndësishme për shtetin tone”
Thaçi tha se deputetët e Kuvendit duhet të jenë të bashkuar edhe në çështje të tjera të interesit shtetëror, siç është dialogu për normalizimi të marrëdhënieve me Serbinë.
Presidenti Thaçi tha shpreson që pas ratifikimit të Demarkacionit, qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, duke shtuar se ai është i sigurt se “BE-ja do t’i bëjë detyrat e saj pa humbur kohë”.